“Ëngjëll që më dha fuqi”, Rama zbulon heroin e zemrës: Do ta gjej e do t’i puth ballin(Video)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet një i moshuar nga Medvegja që tregon se sapo ka marrë pensionin ka dhuruar 10 euro për të prekurit nga tërmeti, se më shumë nuk kishte.

Advertisements

I prekur nga ky gjest, Rama e ka publikuar videon e të moshuarit të cilin e ka konsideruar si njeriun më të pasur që ka njohur dhe si një hero që i jep fuqi për të ecur përpara.

Ndër të tjera krah videos, kryeministri shkruan se do ta gjejë atë njeri dhe do t’i puthë ballin, pasi e meriton parajsën për gjestin që ka bërë.

Advertisements

“MY HERO❤️

ja ky është heroi im, njeriu më i pasur që kam njohur dhe që kur e pashë sot, m’u duk si një ëngjëll që më dha fuqi për të ecur pa u ndalur, me edhe më shumë vendosmëri përpara, me shpirtin e tij të madh sa të gjitha malet e Shqipërisë🙏

Do ta mbaj në krye të disa videove motivuese që ruaj në telefonin tim dhe i shoh kur m’i vjedhin energjitë mendjet dembele e shpirtrat e zymtë… Dhe shpresoj të kem mundësinë të shkoj ta takoj aty ku jeton, e t’ia puth ballin e shkruar nga vuajtjet🤗”– shkruan Rama krahas videos.

Trag jike, 49 persona të vde kur, 750 të plag osur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet, lëkundja më e fortë e ditës së sotme ishte 5.1 magnitudë e shkallës rihter.

MY HERO❤️ja ky është heroi im, njeriu më i pasur që kam njohur dhe që kur e pashë sot, m’u duk si një ëngjëll që më dha fuqi për të ecur pa u ndalur, me edhe më shumë vendosmëri përpara, me shpirtin e tij të madh sa të gjitha malet e Shqipërisë🙏 Do ta mbaj në krye të disa videove motivuese që ruaj në telefonin tim dhe i shoh kur m’i vjedhin energjitë mendjet dembele e shpirtrat e zymtë… Dhe shpresoj të kem mundësinë të shkoj ta takoj aty ku jeton, e t’ia puth ballin e shkruar nga vuajtjet🤗e-albania.al/dhuro

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 28. November 2019

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakZjarrfikësi Arben Cara bën deklaratën prekëse: Si i gjeta 7 familjarët e mi nën rrënoja në Thumanë
Artikulli tjetër“Shqipëria mes lotëve dhe rrënojave”, gazeta italiane: Babai hedh djalin nga dritarja për ta shpëtuar