Këshilltarja e kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinajt, Diellza Hoti e ka përkujtuar nënën e saj në Ditën Ndërkombëtare për Ele minimin e Dh unës ndaj Grave
Advertisements
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Hoti ka thënë se vr asja e një gruaje nuk është burrëri dhe të gjithë ata qe e arsyetojnë dhe e përkrahin v rasjen e një gruaje janë bashkëfajtorë.
“Nuk e kisha paramenduar asnjëherë që nëna ime do të behej një numër me shumë në listën e grave të privuara nga jeta e tyre”, ka shkruar Hoti.
Armenda Aliu u v ra nga bashkëshorti i saj me 15 plu mba, në gusht të këtij viti.
Advertisements
Postimi i Diellza Hotit
Kater gjera:
1. V rasja e nje gruaje nuk eshte dhimbje e ceshtje private e vetem nje familjeje te caktuar, eshte ceshtje e te gjitheve, kerkon bashkepunim dhe perpjekje per vetedijesim qe neser mos te kete viktime tjeter;
2. Vr asja e nje gruaje nuk eshte asnjehere reagim i pranueshem si rezultat i fjalosjeve, konflikteve momentale apo afektit, vr asja e nje gruaje nuk ka justifikim;
3. Vr asja e nje gruaje nuk eshte burreri dhe te gjithe ata qe e arsyetojne dhe e perkrahin vr asjen e nje gruaje jane bashkefajtore;
4. Traditat patriarkale dhe ideologjite komuniste per fat te keq ende kane rrenje te thella te shume njerez ne shoqerine tone.
•Nuk e kisha paramenduar asnjehere qe nena ime do te behej nje numer me shume ne listen e grave te privuara nga jeta e tyre.
Gruaja qe me ka lindur, edukuar dhe shkolluar me nje perkushtim absolut dhe dashuri te vazhdueshme. Ajo e cila ishte sinonimi i sakrifices dhe i urtesise.
Dhe per vlerat e saj te gjithe ata qe e kane njohur, kane shume per te thene.
Ajo e cila sot nuk jeton me, qe nuk mund te jete afer meje dhe motres time qe me aq mund na rriti dhe rrugetimi i saj i mbushur me dashuri e harmoni me ne iu nda ne gjysme, ajo e cila ishte femiu dhe gezimi i pare i gjyshes time e sot i eshte kthyer asaj ne dhimbjen me te madhe jetesore, ajo e cila e fillonte diten duke e kontaktuar mbesen e saj te vetme dy vjecare por nuk do te mund te ja uroj asaj ditelindjen e trete ne muajin qe po vjen, ajo e cila i kishte motrat dhe vellezerit e saj motiv per te jetuar, e sot vdekja e saj tragjike ua ka humbur motivin per jete atyre.
Ajo e cila ishte plot jete, por jeta e saj perfundoi ne menyren me mizore te mundshme.
Sa e dhimbshme, sa e rende, e sa veshtire e pranueshme per mua edhe pse po mbushen
plot kater muaj qe nga ajo mbremje e mallkuar kur e kam kuptuar se nena ime nuk jeton me.
Sidoqofte, nuk e kam ndermend te flas se si ndihem une dhe sa e rende eshte per mua, se ne fund te dites nuk me detyrohet askush t’i degjoj vuajtjet e mia personale por te pakten te punojme secili ne vetedijesim, qe ky te jete rasti i fundit i tille ne Kosove!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!