Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor jep lajmin e mirë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që regjistrojnë për herë të parë automjete elektrike & plug-in.
Advertisements
DPSHTRR bën me dije se për këto mjete do të ribursohet çdo tarifë regjistrimi dhe do t’i zerohen tarifat e kontrollit fizik, lejes së qarkullimit ndërkombëtar, targave standarte dhe të çertifikatës së pronësisë.
Sipas DPSHTRR, ky i fundit do të mbulojë në total 7,500 lekë të reja shpenzime për çdo mjet GREEN.
Advertisements
Njoftimi i plotë:
TJETËR LAJM I MIRË!!!!
Nga 7 Nëntori 2019, DPSHTRR rimburson çdo tarifë të regjistrimit për herë të parë për mjetet elektrike & plug-in! Janë bërë 0 tarifat:
-Kontrolli Fizik 1,500 lekë!
-Leje Qarkullimi Kombëtare 1,000 lekë!
-Targat standard 3,000 lekë!
-Certifikatë pronësie 2,000 lekë!
Në total 7,500 lekë të reja për çdo mjet GREEN do të mbulohen nga DPSHTRR!
Ndërsa ulet numri i përgjithshëm i mjeteve të përdorura që hyjnë nga importi kemi brenda këtij numri një rritje të regjistrimit për herë të parë, me +5,209 mjete më të reja, me vit prodhimi mbi 2009 / Euro4 e lart, ose +45% më shumë mjete më të reja! Më shumë të ardhura me më pak mjete!
DPSHTRR bëhet kështu një ent promotor dhe protagonist edhe për risi konkrete për mbrojtjen e mjedisit dhe cilësisë së ajrit, uljen e ndotjes mes nxitjes së regjistrimit të mjeteve GREEN nga qytetarët si edhe ndërgjegjësimit për gjeneratat e së tashmes dhe së ardhmes.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!