Teksa të gjithë prisnim me padurim inagurimin e stadiumit për të cilin kishte kohë që punohej, mund të themi se u zhgënjyem dhe atmosfera nuk ishte ajo që prisnim.
Advertisements
Pas fushës së dëmtuar, mungesës së ujit në tualete apo edhe radhëve të gjata të krijuara gjatë daljes nga stadiumi, duket se edhe organizatorët e ceremonisë së inagurimit nuk kanë ngelur mbrapa për gafa.
Në hapje të ceremonisë, stadiumi i ri shqiptar u inaugurua ndër të tjera dhe me firmën simbolike të Presidentit të UEFA-s Aleksander Ceferin, por një gabim i dukshëm u ka shpëtuar organizatorëve.
Advertisements
Në ceremoninë e inaugurimit, firmat u vendosën në një tabelë ku pikërisht fjala ‘inaugurim’ ishte shkruar gabimisht në gjuhën angelze. Në vend të inauguration, ‘organizatorët’ e kishin shkruar ‘inaguration’.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!