Tërmeti i fuqishëm 6.4 ballë Righter i datës 26 nëntor ka shkaktuar shumë pasoja edhe në fshatin Hamallaj të Durrësit.
Advertisements
Në një nga banesat, dëmet janë të konsiderueshme. Zonja e shtëpisë thotë se jeton vetëm në banesë me 4 fëmijë, pasi burrin e ka në Itali.
“Siç e shikoni vetë, këtu shtëpia është bërë e pabanueshme. Unë jetoj me 4 fëmijët. Burrin e kam në Itali pa letra. Ka ikur për më mirë. Jam vetëm me katër fëmijët vetëm. Kishim frikë të hyjmë në shtëpi. Shtëpisë i kanë bërë fotografi dhe nuk kanë vënë dorë. Vetë i kemi vënë dorë. Unë me katër kalamaj jam në rrugë të madhe. Fëmijët rrinë në makinë”, tha banorja.
Advertisements
Banorët në këtë fshat të Durrësit kërkojnë nga shteti që të inspektojë banesat e tyre dhe të vendosë dorë për t’i rregulluar ato.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!