A ka gje me te dhimbshme?/ Babai kthehet në banesën ku humbi vajzën, gjen vetëm xhupin dhe librat

“Unë kam humbur gjithçka, ne jemi shka tërruar”, kanë qenë këto fjalët e Landi Lalës, i cili në tërmetin e 26 nentorit humbi vajzën e tij 4 vjeçe dhe nënën 77 vjeçe.

Advertisements

I kthyer nga emigracioni për t’i përcjellë në banesën e fundit, Landi Lala bashkë me disa të afërm ka shkuar në vendin ku vajza u nxor e pajetë. Aty nuk gjeti vajzën e tij, por disa sende personale të saj, një xhup dhe librat e vogëlushes.

Gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi raporton se Arjela, vetëm 4 vjeç kishte shkuar tek gjyshja për të kaluar disa ditë pushime.

Advertisements

Familja Lala ka hapur dyert e mo rtit, për të përcjellë më pas në banesën e fundit anëtarët e saj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakOlta Xhaçka siguron qytetarët e pastrehë: Do të akomodoheni në hotelet më të mira
Artikulli tjetër“Plot 812 pasgoditje”/ Të dhënat e fundit nga tërmeti: 21 lëkundje vetëm gjatë natës së kaluar