Demokratët e pakënaqur me drejtimin e PD prej Lulzim Bashës, mendojnë se me Sokol Olldashin në krye, gjërat do ishin ndryshe.
Advertisements
Deputeti demokrat u ndje i vjedhur nga Basha dhe Berisha, në garën e verës së vitit 2013. Ai po përgatitej për një lëvizje brenda PD, që me gjasë do ta përçante sërish atë. Por plani u ndërpre nga vde kja e tij natën me shi të 20 nëntorit, në rrugën Tiranë-Elbasan.
Olldashi po kthehej nga Elbasani, kur pas daljes nga tuneli makina e tij doli nga rruga, duke u rrotulluar vetëm një herë. Pas hetimeve, Prokuroria e Tiranës, tha se vdekja ishte aksidentale, e shkaktuar nga tr aumat e forta të pësuara në kokë. Megjithatë shpejtësia normale me të cilin po udhëtonte i ndjeri, dhe nxitimi i policisë për të zhvendosur me shpejtësi trupin dhe me pas makinën nga vendngjarja, nxitën shumë dyshime tek ekspertët e pavarur.
Advertisements
Për ta ishte e pamundur, që ai aksident të ishte shkaktar i pl agëve të mëdha që e kishin shpërfytyruar Olldashin. E dyshimtë, u cilësia edhe fshehja e identitetit të një personi tjetër që ndodhej me të në automjet. Ndërkohë ish-miku i tij Igli Cara, dëshmoi në fillim se kishte folur në telefon me Olldashin, ku ky e informonte për aksidentin. Më pas tha se Olldashi nuk iu përgjigj në telefon.
Gazetari Arben Rozhani, botoi disa kohë më parë një libër, në të cilin pretendon se Sokol Olldashi është vr arë. Edhe, Marjan Gryka, ish-truproja i Azem Hajdarit, pretendon se deputeti u mas akrua me leva pak momente pas aksidentit. Gjashtë vite më vonë, ajo ngjarje bart ende shumë mistere. Shumë rrethana, e bëjnë vde kjen e Olldashit të ngjashme me atë të Kosta Trebickës, që denoncoi dikur aferën korruptive të Gërdecit./ TIRANA TODAY
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!