Zjarri që përpiu Amazonën, sateliti i NASA-s zbulon pamjet e frikshme

Zjarret në pyjet e Amazonës dhe Siberisë kanë arritur nivele të rrezikshme, në prag alarmi global.

Advertisements

Ekspertët thonë se përveç shkatërrimit të Amazonës ose “mushkërive të tokës”, grimcat e oksidit të karbonit të emetuara nga zjarret po shpërhapen drejt Hemisferës Jugore.

Kështu në shumë prej fotografive të satelitëve të NASA-s, vihet re se qielli është nxirë në shumë zona jugore të globit, ndërsa një efekt shumë negativ janë grimcat e karbonit në ajër, të cilat jetojnë gjatë duke rrezikuar seriozisht shëndetin publik.

Advertisements

Po ashtu tymi dhe hiri i zjarreve që kanë përfshirë Siberinë, po përhapet me shpejtësi në zona të banuara, ndërsa ndikimi po shtrihet deri në Rrethin Arktik.

Tymi dhe grimcat e oksidit të karbonit janë të dukshme për satelitët e NASA-s që fotografojnë Rrethin Polar, ndërkaq zjarret, jo vetëm po dëmtojnë pyjet dhe jetën e gjallë në Siberi, por afërsia me Arktikun ka bërë që copëza të zeza karboni të bien mbi akujt e Arktikut, duke diktuar një shkrirje më të shpejtë të tyre.

Artikulli paraprak“Goditi mamin tim, e kapi për fyti”, zbardhet historia e sherrit të dy këngëtareve të njohura shqiptare
Artikulli tjetër“Ku ta gjej drejtësinë te ky shtet i ndyrë!”, perlot babai i djalit që i moren jeten per nje kondicioner: I kishin marrë dokumentet, takimi i fundit kur erdhi me nusen