Vr.asja e 28-vjeçarit sapo u kthye nga azili, Apeli pranon lirimin e të dyshuarit, por deklarata e fundit e nënës së tij do t’iu perlotë

Gjykata e Apelit, rrëzon nënën e Marjo Majollarit, e cila apeloi vendimin e gjykatës së shkallës së parë e cila liroi për mungesë provash të dyshuarin për vr.asjen e djalit të saj.

Advertisements

Gjykata e Apelit pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe pushoi hetimet ndaj Kastriot Gjuzit.

28-vjeçari Majollari dyshohet se u v.ra për motive gjakmarrje.

Advertisements

Nëna e 28-vjeçarit të v.rarë denoncon Prokurorinë: Duan të lirojnë vr.asësin e djalit se nuk gjejnë prova

Nëna e Mario Majollarit, 28-vjeçarit që u v.ra më 10 prill të vitit të kaluar, flet për herë të parë për ngjarjen, dyshimet e saj për autorë, duke mos përjashtuar as kushërinjtë e saj. Naile Nela tregon se si duan të lirojnë personin që u arr.estua 9 ditë pas ngjarjes, me pretendimin se nuk kanë gjetur ar.mën e kr.imit.

Ndërsa shprehet se janë zhdukur filmimet e kamerave të sigurisë dhe shumë dëshmitarë kanë frikë të flasin. Në një interviste për gazetën “Panorama”, ajo tregon edhe arsyen pse Mario Majollari shkoi në Suedi, ku iu refuzua azili. Ajo tregon se i biri u kër.cënua, u ndoq me makinë nga Kastriot Gjuzi dhe në Polici nuk ia pranuan denoncimin.

Kur ju ka ardhur fletëthirrja për në gjyq?

E dërgoi oficeri i Policisë Gjyqësore. Fillimisht më solli mesazh. Ilir e ka emrin, po mbiemrin nuk ia kujtoj dot tani. Më tha që duhej të paraqitesha. Bëhet fjalë për datën 13 maj. Atë ditë shkova te Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Çfarë ju thanë aty?

Më njohu me dosjen që është përpiluar dhe që kishte kaluar në Prokurori. Kështu më tha, që e ka marrë prokurori. I thashë nëse mund të ma jepte një kopje, por më tha që duhej të bëja një kërkesë për të marrë kopjen e dosjes. Kërkesë që t’ia dërgonin Prokurorisë. Unë e bëra një kërkesë dhe shkova në Prokurori, por aty më thanë se nuk mund ta merrja dot, pasi dosja i kishte kaluar Gjykatës.

Pra, nuk e morët?

Jo, në fakt, ai më tha që vetëm mund ta lexoja. Por unë edhe nuk jam mirë këto kohë. “Mund të ma japësh përfundimin e kësaj?”, i thashë. Se çfarë kishin vendosur me pak fjalë. Pra, në bazë të kësaj, në çfarë përfundimi arrinin. “Dëgjo se nuk është gjetur a.rma e kr.imit dhe ka mundësi që të lirohet”, më tha.

Me thënë të drejtën, aty u mërzita shumë. “Çfarë po flisni ore? Si pretendoni të gjenin armën e krimit pas 9 ditësh në Kosovë. Kush është ai trim që rri me armën e krimit në dorë për 9 ditë?”, i thashë. Po më tha që nuk kishte as prova të tjera. “Po si nuk paska prova të tjera? Në të gjithë Kinostudion, asnjë kamerë nuk e paska kapur autorin?”, i thashë. Unë isha bashkë me kunatin dhe ai lexoi një pjesë që kunati i tij kishte deklaruar se nuk ka qenë aty kur ka ndodhur ngjarja. Gjë që nuk është e vërtetë, sepse ai ka qenë aty kur është vrarë Mario.

Kunati i kujt?

Kunati i vr.asësit. I Gjuzit. Ai ka qenë aty. Natën që është v.rarë Mario, ai ka qenë në loto dhe e kanë parë te shkallët. Kjo është një gënjeshtër që ai nuk ka qenë aty. I thashë atij oficerit, se në bazë të hetimeve që bëri Policia atë natë, s’i doli emri i atij direkt. Shkoi Policia te shtëpia e tij, të gjithë ishin, vetëm ai nuk ishte aty. “A ishin shkulur kamerat? Makina a ishte e ngrohtë?”, i thashë oficerit. Në bazë të ekspertizës që ishte bërë, vrasësi rezultoi të kishte dalë nga ajo hyrje, ku banon vjehrra e Kastriot Gjuzit. Ndërkohë, ai më vazhdonte të më thoshte që s’ka dëshmitarë.

Po kush guxon të dalë dëshmitar me këtë shtet? Si mund të rrinë të kërkojnë gjurmët, kur kanë ujkun përballë? Këto që i thosha unë, ai oficeri i shënonte në një bllok. Pastaj më pyeti se ku dyshoja unë. I thashë që dyshimet e mia janë Gjuzët dhe Nelët bashkë. Ata kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të më vrarë djalin. Pse nuk vr.anë atë që e bëri vr.asjen? 14 vjet vërdallë ishte i ati i Marios. Jo vetëm i ati, por edhe Endrit Majollari. Endriti madje edhe sot është i lirë, nuk është në bu.rg. Ai doli i pafajshëm fare. Pse të vritej djali im? Çfarë iu kishte bërë djali im?

Ju kishin marrë në pyetje pas ngjarjes, apo ishte hera e parë që ju thërrisnin?

Më thirrën edhe një herë. Më treguan se çfarë kishte bërë, çfarë s’kishte bërë. Më pyetën edhe mua me pak fjalë. Ku ndodhi, çfarë ndodhi, si ishte, çfarë bëtë… Këto lloj pyetjesh. Pra, gjithçka për atë ditë kur ndodhi ngjarja. Iu thashë që atë ditë kam qenë në Kombinat me motrën dhe me Marion. Se ne jemi 6 vajza. Motra ime që jeton në Kombinat kishte ditëlindjen. Sa ishim kthyer nga Kombinati. Madje, unë bëra nja dy pazare dhe Mario prapë erdhi më ndihmoi me qeset. Më tha: “O ma, po shkoj 5 minuta te lotoja dhe po vij”. Nuk kishte as gjysmë orë që kishte dalë nga shtëpia. Nuk është se djali im u zu me dikë, bëri llafe dhe në sherr e sipër e vr.anë. Ajo ngjarje ishte e mirëorganizuar.

Edhe pasi u arrestua Kastriot Gjuzi si i dyshuar për ngjarjen, Policia tha se kishte të dhëna për vr.asje të kryer në bashkëpunim. Ju dyshoni edhe për një person të dytë?

Po, sepse nga ekspertiza që u krye atë natë, me aq sa na thanë, është vr.arë nga dy persona. Tre plu.mba i janë gjetur në shpatull dhe një në kokë. Detyrimisht që kanë qenë dy persona, por ata i rregullojnë faktet si u do qejfi tani. Siç i kanë rregulluar.

Keni marrë ndonjë fjalë nga familja e Kastriot Gjuzit gjatë kësaj kohe, pasi ndodhi ngjarja?

Jo, fare. Nga Gjuzët, fare. Nga Nelët, po.

Nelët janë të afërmit tuaj?

Po. Nelët gjithmonë e kanë shprehur këtë pjesën e hakmarrjes.

E kanë thënë?

Po, e kanë thënë. Kur babai im thoshte, njërit prej tyre, se ata janë shumë djem: “Mos ia vër re atij se ai ka pirë një bidon me raki”. Ai në fakt, nuk paska pasë pirë një bidon me raki, por paska pasë thënë të vërtetën.

Pra, ju keni dyshime edhe te fisi Nela?

Po, po. Janë në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Natën që është vrarë djali, ata janë takuar njëri me tjetrin. Nuk ka çfarë i lidh fisin Nela me fisin Gjuzi. Duke i krahasuar qoftë edhe nga niveli. Vetëm një gjë i lidh bashkë. Hakmarrja.

Ish-bashkëshorti juaj është në bu.rg për një ngjarje, që ka ndodhur 19 vite më përpara. A është provuar plotësisht që është ai autori i asaj ngjarjeje?

Nuk e di. Jam jashtë gjithçkaje. Kisha 3 vjet që isha ndarë me atë kur ndodhi ajo ngjarje. Unë isha ndarë që në vitin 1997, vr.asja ndodhi në vitin 2000. Ai kishte krijuar familje tjetër. Unë me fëmijët e mi isha jashtë të gjitha atyre gjërave. Isha larguar nga ai, kisha marrë edhe dy fëmijët e mi.

Po arsyeja, pse ndodhi vr.asja në vitin 2000?

Nuk e dimë. Unë me fëmijët e mi nuk dinim asgjë se për çfarë arsyeje kishte ndodhur. Por jo për mua. Se atëherë u hap fjala sikur kishte ndodhur për mua. Nuk kishte pse të më mbronte mua djali, mua që isha vajza e djalit të xhaxhait të babait të tij. Unë as nuk e njihja atë. Fytyrën e atij e kam parë ditën që është vr.arë. As nuk më njihte, as nuk e njihja.

Çfarë lidhjeje farefisnore kishit saktësisht me Armando Nelën, pra me personin e dytë që u vra në vitin 2000, përveç vëllait të Kastriot Gjuzit?

Babai im me babanë e tij janë djem xhaxhallarësh. Por ajo që është e sigurt nga ajo histori, është fakti se nuk janë v.rarë për mua.

Po më fëmijët, me Marion dhe vajzën tuaj, a kishte komunikim ish-bashkëshorti?

Jo, asnjë komunikim. Unë i kam rritur e vetme. Ai nuk ka kontribuar për asgjë. Ai Mario ka punuar që kur ishte fëmijë. Aq sa kisha frikë se mos e zinte gjumi rrugës kur shkonte në shkollë të mesme, që në vitin e parë të shkollës së mesme. Mbaronte shkollën dhe shkonte në punë dhe paratë që fitonte m’i jepte mua. Prandaj më dhimbset ai fëmijë. Nuk u gëzua një herë si gjithë shokët e vetë. Ai kishte hobi të bënte tatuazhe. Me ato që fitonte, mua nuk më ka kërkuar një herë një lek. Shkonte në Durrës që bëri shkollën e lartë. Çfarë fitonte me ndonjë tatuazh, ma jepte edhe mua. Nuk e di si do jetoj unë pa të…

Disa ditë pasi ndodhi ngjarja, mësuam se Mario ishte kërcënuar. Ju jeni në dijeni të ndonjë kë.rcënimi që ai kishte marrë?

Para se të ikte në Suedi, po. E di. Ky, Kastriot Gjuzi, e ka ndjekur me makinë, bashkë me këtë kunatin e vetë. Djali shkoi në Polici të bënte denoncim dhe në Polici i thanë se duhej të kishte dëshmitar.

Në çfarë viti ka ndodhur kjo?

Sa u kap i ati. Në vitin 2014. Dhe djali prandaj iku në Suedi. Pastaj më vonë nuk më tregonte më. Mund të ketë marrë prapë kër.cënime, por nuk më ka thënë më asgjë.

Sa ditë kishte që ishte kthyer nga Suedia para se të ndodhte ngjarja?

Mario ka ikur edhe në Oman. Kishte punuar atje. Shkoi edhe një herë prapë në Suedi dhe u kthye. Kishte aplikuar për azil në Suedi, që ia refuzuan.

Pse ia refuzuan, mësuan ndonjë gjë?

Më tregonte: “O ma, qante ajo gruaja kur më plotësonte dokumentet. Më thoshte që nuk e dinte si ishte vendi ynë, por ashtu ishin ligjet”. Nuk e di se çfarë dreq deklarate kanë nënshkruar që vendi ynë është i sigurt. Shkoi edhe në Polici që të merrte një vërtetim, pasi u kthye nga Suedia. Me atë të disa të njohurve në fakt. Dhe polici i ka thënë që ua kanë ndaluar, vetëm po të hiqte uniformën e punës dhe të ikte nga aty.

U kthye vetë nga Suedia, apo e kthyen?

E kthyen. Domethënë, kur i dhanë përgjigjen e fundit ai u detyrua të kthehej vetë, që të mos i vendosnin atë vulën në pasaportë. Nuk e meritonte ai të ikte ashtu… Nuk jeton dot pa të…

Ju jetoni për vajzën tashmë…

Jam bosh, ju nuk e kuptoni se sa bosh jam. Rri me babain në shtëpi dhe nuk kam më dëshirë të bëj asgjë. As të flas. Ai më sheh në kokërr të syrit, mundohet. Por jo, ne gënjejmë njëri-tjetrin. Ai mundohet të bëhet i fortë për mua, unë të bëhem e fortë për atë.

Do shkoni nesër (sot) në gjyq?

Po, do shkoj. Duhet të shkoj. Nuk e di si do marrë rrjedha e kësaj historie, se këta janë maskarenj. Të paktën duhet të ishin njerëz. Prindër, në radhë të parë. Të lirosh një vr.asës… Si tha ai: “E kërkofsh me mua, e gjetsh me ndonjë tjetër…”. Kushdo që i ka fshirë provat, kushdo që ka gisht në këtë histori. Të nxjerrësh një vr.asës se nuk ke gjetur ar.mën e kr.imit, kur ke të gjitha provat e mundshme… Nuk e di çfarë emri t’i vë. Nuk e di se çfarë bëhet me këtë shtet. Nuk e di çfarë lloj vetingu kanë bërë. Thonë kanë bërë veting, por nuk e di si po e bëjnë.

Ju banoni në të njëjtën zonë me vjehrrën e Kastriot Gjuzit. Jeni ndeshur ndonjë ditë me të?

Po. Po, edhe më ka provokuar. Flet si nëpër dhëmbë. Madje, një herë kam debatuar me të. Më ka bërë edhe denoncim, sikur ndihet e kër.cënuar nga unë. Nuk e di se kush duhet të ndihet e kë.rcënuar nga kush. Ndihet nga unë dhe nga një plak 80 vjeç? Kur ajo ka dhënë prova, se nga ajo çfarë nuk pret. Kur në shtëpinë e saj thureshin plane për të vr.arë djalin tim, ajo më fliste me mirësjellje, më pyeste si i kisha nga shtëpia.

A e keni menduar ndonjëherë të largoheni nga këtu?

Nuk mund të largohem nga këtu. Më duket sikur i kthej krahët Marios. Tani për tani nuk e bëj dot.

Ditën kur ndodhi ngjarja, ju keni qenë në shtëpi?

Po, në shtëpi.

Dëgjuat ndonjë krismë?

Mu dukët si ato shashkat që hedhin ndonjëherë fëmijët. Ndoshta edhe pse e kam dritaren nga ana tjetër e rrugës, jo aty ku u v.ra Mario.

Me kë ishit në shtëpi?

Isha me babin. Zakonisht Mario dilte pasditeve me të motrën. Ajo vazhdonte masterin në një universitet privat, ku kishte studiuar për Drejtësi. Kur kthehej në shtëpi pasdite, dilte pinte kafe me Marion. Nuk ka motër e vëlla që të shkonin aq mirë sa ata të dy. Ajo nuk fliste me mua për gjërat e veta, aq sa fliste me Marion. Kishin 4 vjet diferencë, vajza bën 25 vjeç tani. Atë ditë erdhi Xhesika nga shkolla dhe më pyeti se ku ishte Mario. I thashë që shkoi te lotoja. Në atë kohë ajo më tha se po shkonte në parukeri. Zakonisht babi im ha bukë misri në darkë dhe i thashë vajzës ta blinte e të ma sillte. Ajo harroi të blinte bukën kur erdhi dhe u kthye edhe një herë, se do e kishin vrarë edhe atë. Në atë kohë kanë vrarë Marion. Mario po kthehej në shtëpi dhe vajza pas tij, por u kthye prapë për bukën.

Kush ju lajmëroi për ngjarjen?

Një komshie e katit të tretë më tha: “O Naile, nuk e di se çfarë ka ndodhur, por pashë Xhesin duke qarë…” Mendova mos e kishte ngacmuar ndonjë djalë vajzën. Dola me vrap, po ku më shkonte mendja mua që ishte Mario. Pashë vetëm Xhesin. “O Xhesi, çfarë ke?”, i thashë. “O ma, kanë vr.arë Marion”, më thoshte vajza me të qara. Ishte shefi i komisariatit aty dhe kërkonte të merrte vajzën për ta pyetur.

I thashë që unë isha e ëma dhe na tha që të shkonim të dyja. Vajza pastaj më tregonte: “Kur po kthehesha, pashë që ishte rrethuar vendi nga Policia. Më shkoi mendja te Mario dhe i rashë telefonit. Telefoni nuk dëgjohej se e kishte në xhep dhe kishte rënë përmbys në tokë.

E kishte zënë me trup. Vetëm kur dëgjova policët që thoshin fikeni atë telefon, aty e kuptova që ishte Mario”. Nuk e besoja dot as kur e kisha xhenazen. E kam besuar vetëm kur e kam puthur dhe ishte i ftohtë.

Me dukej sikur ishte në gjumë. Nuk e besoj as sot. Unë e pres atë çdo natë. Me duket sikur do i shoh atletet e tij te dera. Kisha një javë, isha sëmurur dhe më ka qëndruar një jave te koka. Nuk e di si do jetoj unë pa atë. Nuk e di si do e shtyj unë jetën pa atë. Dhe këta duan të lirojnë vr.asësin.

Nuk e di se çfarë provash të tjera kërkojnë. Djali im nuk ka qenë i sherrit, nuk ka qenë marrë kurrë me punë të pista, bëri një sherr dhe shau njeri. Kurrë nuk ka bërë nga këto. Ai nuk shante kurrë, ai vetëm bënte shaka. Vdiste për të shkuar në Suedi. Kishte futur letrat dhe në fund të muajit, në prill kur u vra, do të shkonte. Fillimisht andej nga vendet arabe, do të punonte. Dinte të gatuante, të bënte pica.

Artikulli paraprakMakina shpë.rthen ne flakë pasi shoferi humbi kontrollin, pla.goset babai dhe dy djemtë te Gjiri i Lalzit
Artikulli tjetër107-vjeçarja tregon sekretin e jëtëgjatësisë: Nuk u martova kurrë, por edhe motra e saj thotë që nuk do martohet kurrë pasi …