Gratë në Shqipëri përbëjnë afro gjysmën e popullsisë së vendit dhe zënë një vend të rëndësishëm në zhvillimet ekonomike dhe sociale. Ato hasin shpesh problematika të forta, mes të cilave dhe diskriminimi në tregun e punës edhe pse janë të mbrojtura me ligje dhe konventa të ndryshme.
Advertisements
Sipas anketës së forcave të punës të INSTAT, gratë kanë më pak gjasa të marrin pjesë në tregun e punës. Nje prej shembujve se si ato mbeten jashtë dhe janë të diskrimunuara është dhe dëshmia e kësaj gruaje gjatë një interviste pune një një kompani të huaj në Shqipëri.
“Teksa më kanë bërë një intervistë pune midis dy finalistëve për t’u marrë në një pozicion pune, shumë krenarë dhe të kënaqur me intervistën time më thanë kemi dhe një pyetje të fundit. Cilat janë planet e tua për familjen? E kam parë drejt ne sy dhe i kam thënë: A nuk është kjo një pyetje e jashtligjshme? Ne duhet ta bëjmë më thanë ata, sepse kandidati tjetër i lirë për 4 vitet e ardhshme, dhe ne duam të sigurohemi qe dhe ti do të jesh e lirë. Më ka cënuar në një plagë, që nuk do doja askush të më prekte, sepse isha duke u munduar të sillja në jetë një fëmijë. Kishte një kandidat tjetër, që ishte burrë, që nuk do mbetej shtatzënë në 4 vitet në vijim”, tha për Zërin e Amerikës një grua, që kërkoi të mbetej anonim.
Advertisements
Të jesh grua në tregun e punës më e vështirë dhe këtë e përforcjnë edhe aktivistet dhe organizatat që mbrojnë të drejtat e tyre. Shkalla e punësimit për popullsinë 15-64vjec është 64.3% burra dhe 50.3% gra të kësaj grupmoshe.
“Në një Shqipëri kaq të vështirë, të pamundur dhë të varfër ekonomikisht pozicioni I gruas është dy herë më i vështirë”- pohon Nevila Xhindi Pedagoge në Universitetin mesdhetar të Shqipërisë.
“Kemi përshëmbull 31% të vajzave dhe të grave që nuk kërkojnë punë, pra nuk janë pjesë e forcave aktive të punës sepse janë të dedikuara ndaj detyrave shtëpiake, kundrejt 2% të burrave dhe të djemve të cilët nuk kërkojnë punë sepse janë dedikuar punëve shtëpiake”- shprehet Edlira Çepani kordinatore kombëtare në Organizatën “Barazi në vendimarrje”.
Autoritetet pranojnë se ka probleme në tregun e punës në raport me barazinë gjinore, duke nënvizuar se gratë punojnë më shumë orë pune se burrat në javë. Ndryshimet e fundit ligjore nënvizojnë zyrtarë të Ministrisë së shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, kishin në fokus gratë.
“Disa ndryshime ligjore në ndihmë të grave janë punësimi i grave më aftësi të kufizuar, punësimi i grave nga komuniteti rom dhe egjiptian, punësimi i grave kryefamiljare, ato që janë viktima të dhunës në familje apo viktima të trafikimit”- sqaron Merita Xhafaj, eksperte në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale.
“ Gratë punojnë 5 orë në ditë më shumë në punë të papaguar, ndërkohë që burrat maksimumi i punës së papaguar që kryejnë është rreth 2 orë në ditë”- pohon Edlira Çepani kordinatore kombëtare në Organizatën “Barazi në vendimarrje”.
“Në këndvështrimin gjinor tek strategjia për aftësinë dhe punësim profesional kemi reduktimin e punës së papaguar të grave në familje duke rritur aksesin dhe cilësine e shërbimeve sociale”- shprehet Merita Xhafaj, eksperte në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale.
Një prejproblemeve që hasin kryësisht vajzat e sapodiplomuara në tregun e punës lidhet me paragjykimin në lidhje me aftësinë në raport më një djalë. Disa vajza gjatë një trajnimi për tregun e punës, në akademine e lidershipit thanë se ishin vënë në vështirësi nga pronarë të disa kompanive gjatë intervistave të punës në sektorin e administrimit.
“ Që në momentin që ne kërkojmë një punë të vogël për të bërë, është kjo pjesa që pronarët thonë se ti je vajzë, duke vënë në dyshim aftësinë drejtuese të një grupi”-pohon studentja Ermelinda Dida.
“Ajo që rëndom dëgjojmë është se menaxhimin, administrimin vetëm një burrë mund ta bëjë, gjë që nuk është absolutisht e vertetë”- thotë Egla Marqeshi, e diplomuar në administrim, politikë sociale.
“Në tregun privat ku konkurenca është e lartë, shohim që duhet të fuqizojmë masat në drejtim të monitorimit sepse e drejta e çdo individi në vendin e punës është të mos diskriminohet”- shprehet Merita Xhafaj, eksperte në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale.
Një prej problematikave të shumta lidhet edhe me pozicionin e gruas në sektorin e bujqësisë. Gratë përbëjnë afro gjysmën e fuqisë punëtorë në këtë sektor, por vështirësitë që hasin janë më të shumta së të burrave.
“Puna e grave në fshat është pa kufizime në orare, ato i shërbejnë familjes, shërbejnë në bujqësi u shërbejnë bagtëtive. Ndërsa për burrat mbiztëron emigracioni në grupmoshën e punës në fshat”- pohon Nevila Xhindi Pedagoge në Universitetin mesdhetar të Shqipërisë.
“Nëse në nivel kombëtar por dhe lokal do kemi arsmim më të rregullt, do kemi më shumë çerdhe kopshte, atëherë kemi një mundësi që gratë dhe vajzat të zgjedhin, të kënë një karrierë të barabartë dhe orë pune të barabarta më burrat dhe djemtë”- pohon Edlira Çepani kordinatore kombëtare në Organizatën “Barazi në vendimarrje”.
“Ka nevojë natyrisht që të shtohet numri i kopshteve dhe çerdheve në zonat rurale me qëllim që nënat të cilat do të punësohen apo vetëpunësohentë kenë mundësinë ku të lënë fëmijët, të mos merren gjatë gjithë kohës rritjen e fëmijeve dhe punët e shtëpisë, por edhe të angazhohen në tregun e punës”- sqaron Merita Xhafaj, eksperte në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale.
Autoritetet thonë se kanë në focus gratë në disa programe si ai për nxitjen e punësimit, në shërbimet e ndërmjetësimit, në formimin professional dhe sipërmarrje.
Të dhënat vijnë në përkeqësim kur bëhët fjalë për hendekun gjinor në paga në dëm të grave. Ai arriti në 10.5% në vitin 2017 nga 6.3% që ishte një vit më parë. Hendeku më i lartë është në sektorin e prodhimit me 22.7% dhe më i ulëti në sektorin e tregëtisë prej 3.3%, për të mërritur në zero për punëonjësit e forcavë të armatosura. Mirëpo krahasuar me mesataren e BE, prej 16.2% hendeku u pagave në Shqipëri është 6% më i ulët.
“Besoj se ende burrat paguhen më mirë se sa gratë për të njëjtat pozicione pune, qofshin këto në lidership apo në menaxhimin e kompanive të mëdha”- pohon Nevila Xhindi Pedagoge në Universitetin mesdhetar të Shqipërisë.
“Ky është një fakt që natyrisht të gjitha strukturat së bashku duhet të marrin masa për ta parandaluar, por dhe në rastet kur e konstatojnë të marrin masa për të penalizuar atë punëdhënës që shfrytëzon punën e vajzave dhë të grave”– sqaron Merita Xhafaj, eksperte në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale.
Për popullsinë 15-64 vjeç, ka një përmirësim të pjesmarrjes së grave në forcat e punës në 5 vitet e fundit, nga 50 në 57%. Por megjithë përmirësimet në legjislacion, politika dhe programe për rritjen e aksesit të grave në tregun e punës ende ka vështirësi sepse gratë duhet të përballën në vijimësi me rolet tradicionale gjinore, te cilat nuk mund t’i ndryshojne vetëm ligjet./VOA