Guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Carney ka bërë një paralajmërim të fri.kshëm për ekonominë e Britanisë së Madhe.
Advertisements
Ai ka deklaruar se një dalje pa marrëveshje nga Bashkimi Evropian, do ta tr.ondisë menjëherë ekonominë dhe produktet e përditshem si ushqimi dhe benzina do të bëhen akoma më të shtrenjta.
Carney tha se vlera e monedhës britanike do të pësojë një “sh.ok të vërtetë ekonomik”. Madje edhe ekonomia këtë vit pritet të rritet vetëm 1,3%, shifër kjo më e ulët ngasa ishte parashikuar dhe nga vitet tjera.
Advertisements
Kujtojmë se Britania e Madhe ka arritur një marrëveshje me BE-në nëntorin e kaluar, por kjo marrëveshje është refuzuar tre herë nga Parlamenti britanik, duke e futur politikën në krizë deri në dorëheqjen e Theresa May.
Ndërkohë kryeministri i ri britanik, Boris Johnson, ka deklaruar se Britania do të dalë nga BE me 31 Tetor, qoftë me apo pa marrëveshje.