Një ngjarje e rëndë ka tr.onditur Gjermaninë, ku një 36-vjeçari i është marrë jeta në mënyrë çnj.erëzore në mes të rrugës.
Advertisements
Ngjarja ndodhi pasditen e të mërkurës në zonën Fasanenhof të Stuttgart-it, ndërsa një video e publikuar në rrjetet sociale tregon skenën “ho.rror”.
Siç shihet dhe në video, një person godet disa herë mbi vik.timën me një mjet prerës që ngjan si “shpatë”, e më pas largohet me vrap, duke e lënë të shtrirë në mes të rrugës 36-vjeçarin.
Advertisements
Lidhur me ngjarjen e rëndë, policia ka ndaluar një person të dyshuar, që e njihte 36-vjeçarin.
Sipas dëshmitarëve, shkak i ngjarjes ishte një mosmarrëveshje mes autorit dhe vi.ktimës.
36-vjeçari me origjinë kazake, humbi jetën pas pla.gëve të rënda të marra nga goditjet.
Stuttgart është kryeqyteti i shtetit jugor gjerman të Baden-Württemberg dhe është qyteti i gjashtë më i madh në Gjermani.
Disa ndërmarrje të mëdha gjermane kanë selinë atje, duke përfshirë prodhuesit kryesorë të makinave.
Stuttgart konsiderohet si një nga qytetet më të sigurta të Gjermanisë.
Vrasja në Gjermani on Vidnews.