Plu.mb vëllait kur ishte 11 vjeç, kush është Lajden Kadilli që u vuri ar.mën në kokë djemve të Brahos/ Mori zv.arrë me makinë dy policë

Lajden Kadilli është personi që ka kër.cënuar me ar.më dy djemtë e deputetit socialist Spartak Braho, Kreshnikun dhe Arbrin. Dosja.al ka mësuar se është pikërisht 26-vjeçari ai që është konfliktuar mbrëmjen e 18 gushtit në Durrës me dy djemtë e deputetit, për një vend parkimi.

Advertisements

Kadilli nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare. Dosja.al ka zbardhur detaje nga të gjitha ngjarjet kriminale ku është përfshirë Lajden Kadilli.

‘Miqësinë’ me ar.mën, 26-vjeçari do ta niste në moshën 11-vjeçare, kur për herë të parë ka qëlluar vëllain e tij. Kjo ngjarje nuk është e regjistruar zyrtarisht po burime i konfirmuan Dosja.al se Kadilli ka qenë gjithmonë një person gjaknxehtë.

Advertisements

Kurishte vetëm 20 vjeç, Kadilli aksidentoi një efektiv policie me makinë dhe këtu filuan zyrtarisht problemet e tij me ligjin.

Ngjarja ndodhi gjatë një postoblloku te Ura e Dajlanit në Durrës, në vitin 2013. Efektivi i policisë rrugore i ka bërë shenjë Kadillit të ndalonte dhe ky i fundit jo vetëm që nuk është bindur pork a për.plasur me makinë motorrin e efektivit duke e lënë të pla.gosur rëndë.

Lajdeni u shpall në kërkim për këtë ngjarje.

Një vit më pas Kadilli përsërit të njëjtë ngjarje. Mëngjesin e 4 dhjetorit 2014 Lajden Kadilli, drejtuar mjetin tip Mercedes Benz në Bulevardin ‘Dyrrah’ merr përpara një policë të rrugores, Ndriçim Çopa, i cili ishte duke drejtuar motorin e shërbimit.

Edhe këtë radhë Kadilli, në atë kohë 21 vjeç do t’i shpëtonte drejtëisë.

Teksa lëvizte lirshëm, Lajdeni do t’u rikthehej sërish telasheve në në qershor të 2016-s.

Lajdent Kadilli është konfliktuar për një vend parkimi edhe me një bashkëmoshatarin e tij të quajtur Aldi Çelçima. Dy të rintjë u konfliktuan mbrëmjen e 19 qershorit në vitin 2016 dhe të nesërmen u ritakuan për të ulur gjakrat.

Takimi u bë në hotelin “Lyden”, që është në pronësi të Arian Kadillit, babait të Lajdenit. Kadilli hoteli ndodhet në Golem pranë kompleksit “Xixa”. Këtu situata acarohet dhe më shumë dhe del jashtë kontrollit pasi dy të rinjtë përleshen fizikisht me njëri-tjetrin. Në një moment Kadilli nxjerr pistoletën nga brezi dhe plagos me plumb në bark Aldi Çelçimëm.

Ky i fundit u mbijetoi plagëve, por Kadilli shëtiste sërish i lirë rrugëve të Durrësit. Tre vite pas kësaj ngjarjeje, Kadilli do të përfshihej sërish në kronikën e zezë. Këtë herë bëhet fjalë për përplasjen me dy djemtë e deputetit socialist Spartak Braho.

Ngjarja ndodhi në datën 18 gusht të këtij viti dhe Kreshnik Braho, në momentin kur është su.muar me a.rmë ka qënë në shoqërinë e dy fëmijëve të tij të mitur.

I gjithë debati ka ndodhur për parkimin poshtë pallatit ku banon Kreshnik Braho, pasi Lajden Kadilli, e kishte bllokuar me një motor. Situata ka agravuar duke sjellë irritimin e Lajden Kadillit i cili është larguar dhe ka marrë në shtëpi ar.mën e zjarrit.

Kadilli më pas kthyer në vendgjarje duke kanosur me a..rmë zjarri Kreshnik Brahon dhe e ka kër.cënuar se do i vr.iste. Lajden Kadilli i është afruar makinës së Kreshnik Brahos dhe i ka thyer xhamin e makinës me qytën e automatikut.

Më pas Kreshnik Braho është larguar me shpejtësi duke bërë denoncim në policinë e Durrësit.

Ngjarja nuk u bë publike nga policia deri ën momentin që një natë më parë ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një statusi në “FB”, tregoi se djali i deputetit Braho i kishte shpëtuar një ate.ntati me ar.më. Prej 9 ditësh Kadilli i fshihet policisë së Durrësit

Artikulli paraprakStudimi i Bankës Botërore: Tirana, 30 taksa ndaj biznesit, mesatarja në Rajon 9
Artikulli tjetërE mbajti surprize, por zbulohet emisioni i ri ku do e shohim Bora Zemanin