2 ditë para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, në Ersekë ndodhi një ngjarje e rëndë. Kryetari i FRESSH, Pandi Cunge qëll.oi me th.ikë një 35-vjeçar, Ervis Këndezin, pasi kishte ofenduar në faqen e Facebook-ut, kandidatin e PS në Kolonjë, Erion Isai.
Advertisements
Por në kundërshtim me atë që mund të mendojnë shumë, se Cunge është larguar nga PS dhe po jep llogari para drejtësi, e kundërta ka ndodhur.
Dosja.al ka mësuar se Cunge është emëruar ditën e djeshme Administrator i Njësisë Administrative Qendër, nga kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, ndërkohë që në prokurori qëndron e stivosur padia e Ervis Këndezit për pla.gosje me th.ikë.
Advertisements
Por kjo nuk është e vetmja ngjarje ku Cunge ka njollosur emrin e tij dhe atë të FRESSH. Në vitin 2018, ai u arrestua nga Policia e Shtetit pasi tentoi të korruptonte efektivët e Rrugores me 20 mijë lekë të vjetra.
Precedentët penalë, në karrierën e të riut, duket se po ndikojnë vetëm pozitivisht. Dekri.minalizimi në strukturat partiake të rretheve, është një term i huaj.