Pritej, dhe ndodhi. Braktisin mbledhjen dhe deshton seanca e sotme në KQZ.
Advertisements
Sot ajo do të mblidhej për të shqyrtuar kërkesën e partive opozitare, aleatë të PD, të cilat kishin kërkuar nisjen e procedurave për zgjedhjet e dekretuara nga Presidenti Ilir Meta, më 13 tetor.
Por mbledhja nuk u realizua. Ashtu sic kishte njoftuar, kryetari i KQZ Klement Zguri ishte i pranishëm në këtë seancë, por i vetëm, pasi përfaqësuesit e PS e kishin braktisur këtë mbledhje.
Advertisements
Shkurt, për mediat e pranishme, Zguri u shpreh: Mlbedhja nuk mund të hapet nuk mund të ketë diskutime për shkak se mungon kuorumi,. Faleminderit.
Kryetari i KQZ Klement Zguri tha se mbledhja është shtyrë me një afat të papërcaktuar.
Të premten, partitë aleate të PD, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikane dhe Partia Agrare Ambientaliste kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet e 13 tetorit.