LAJM I FUNDIT/ Benz-i përplaset me motoçikletën, nderron jete në vend një person. Policia jep detajet

Policia ben me dije se në vendin e quajtur “Kafaraj”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasi K.Z, është përplasur me një motorçikletë.

Advertisements

“Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorçikletës, i cili nuk është identifikuar ende”- njofton policia, duke shtuar se ka nisur hetimet per zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje.

Informacion paraprak

Advertisements

Sot rreth orës 10:15 në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kafaraj”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasi K.Z, është përplasur me një motorçikletë.

Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorçikletës, i cili nuk është identifikuar ende.

Policia po punon për kapjen e drejtuesit të mjetit i cili ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje.

Artikulli paraprakZjarret shfarosin kodrat në Shëngjin, Gentian Zenelaj i prekur: Skandaloze dhe e frikshme
Artikulli tjetërVlore! Ngec në rrjetën e peshkatarëve peshkaqeni shume i rralle (FOTO)