Ardit Gjebrea ka kujtuar nënën e tij e cila është ndarë nga jeta pak kohë më parë. Ai shprehet se i mungon shumë ajo dhe ditën që u nda nga jeta iu shemb bota.
Advertisements
Por ai thekson se e ëma e tij është kudo me të në kujtime dhe se i mungon shumë.
Reagimi i plotë:
Advertisements
Sa shpejt iku 1 vit mam, sa gjëra kanë ndodhur e po ndodhin mam, a qesh ti me to? A mërzitesh ti? A nuk më tregon pak se çfarë bëhet aty ku jeton ti? A takohen me njëri tjetrin ata që nuk janë më dhe a qeshin me të kotat e zënkave, apo janë penduar për mëkatet që kanë lënë mbi tokë dhe do donin t’i çbënin?
Kur ike ti mua m’u shemb bota, shtëpia nuk është njësoj. Nuk ka ditë që kur dal nga shtëpia kthej kokën aty, tek koridori ku ti më thua: mirupafshim dhe më puth me dorë dhe çdo ditë unë aty të kam, duke ma bekuar ditën. Je aty mam, je kudo, çdo ditë… dhe prapë më mungon, sa shumë më mungon…