Në çdo vend të Shqipërisë, problemi i parkimeve është bërë tepër shqetësues. Ky problem është edhe më i bezdisshëm për vendasit veçanërisht gjatë verës.
Advertisements
Numri i automjeteve që hyjnë në vend rritet për shkak të ardhjes së emigrantëve. Mungesa e hapësirave publike shqetëson sëtepërmi vendasit.
Duke mos gjetur vend, turistët dhe kushdo që disponon një automjet, e lënë atë ku të munden.
Advertisements
Por kjo situatë duket se është bërë e padurueshme për një familje në qytetin e Vlorës.
Duke gjetur përherë automjete të parkuara para portës së shtëpisë të tyre, e duke i penguar kështu ata të hyjnë e të dalin në shtëpinë e tyre, kanë lënë një shënim interesant në derë.
Ka qenë gazetari Ermal Sika ai që tregon për këtë situatë në qytetin bregdetar.
Duke publikuar shënimin e shkruar në derë, Sika thotë përbri fotos:
Parko po ta mbajti….Ka Çeçua biçak ne Vlore???”
Ndërkaq, qytetari shkruan në letër:
Mos parko para derës se do të thyejmë xhamat”.
Pra, mbajeni mend këtë portë në Vlorë, nëse nuk doni të përfundoni me xhama të thyer.