Ish-kryebashkiaku i Përmetit e liron vetë zyrën, mesazh falendërimi dhe prekës: Nuk mund të sakrifikoja mbështetësit e mi për një karrige, por ju premtoj …

Ne vend te tij, me certifikimin e rezultatit te 30 qershorit, ne krye te bashkise se Permetit ulet Alma Hoxha, e cila ka bere edhe betimin

Advertisements

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, ai ka falenderuar qytetaret per mbeshtjen, ka nenvizuar projeket e realizuar dhe premtimet e mbajtur qe i quan si qershia mbi torte, kerkon ndjese per gjithe sa nuk mundi te bente dhe ka nje mesazh edhe per gjithe kritikat dhe ata qe e quajten tra.dhtar.

“Keto kohe kam lexuar ne rrjete sociale e komente te ndryshme se moskandidimi im ne 30 qershor mund konsiderohet tradheti ndaj qytetareve qe besonin tek une, ashtu sic kishte nder mbeshtetes te mi qe me keshillonin se rikandidimi si i pavarur do te ishte tradheti ndaj subjektit politik qe me ka promovuar ne politike si dhe ndaj anetareve e simpatizanteve te opozites se bashkuar”- shkruan ai.

Advertisements

Mesazhi i ish- kryebashkiakut te Permetit

Te nderuar miq !
Te dashur bashkeqytetare!

Ju falenderoj me mirenjohje per besimin qe me dhate kater vite me pare per te patur privilegjin e drejtimit te Permetit ne funksionin e Kryetarit te Bashkise.
Jam perpjekur dhe shpresoj te kem bere me te miren e mundshme duke realizuar premtimet e dhena e per te cilat ju me votuat.

Jam krenar dhe duke lene menjane modestine e tepruar , them me bindje se, realiteti eshte prove e gjalle se Permeti keto kater vite perjetoi nje transformim historik me te madhin qe ka patur qe nga vitet ‘80.

Sot kemi nje qytet me te bukur , me te pelqyeshem per tu vizituar gjate gjithe vitit , me infrastrukture me te mire , me te paster e me te gjelberuar .
Kemi ruajtur traditat me te mira te permetareve si dhe I kemi pasuruar ato me bashkekohoren dhe modernen .
Kemi hedhur hapa te sigurte per zhvillimin e qendrueshem e afatgjate te Permetit turistik.

U perpoqa te krijoj modelin e nje Kryetari normal , qe eshte nje qytetar si gjithe te tjeret e perkohesisht ne detyren e Kryetarit te Bashkise ku qytetaret te mund te trokisnin direkt e pa filtra paraprake ne cdo kohe per te paraqitur shqetesimet e problemet te tyre personale , familjare apo qytetare.

Edhe ne rastet kur nuk kam mundur tu zgjidh dot hallet te pakten sic thote populli I kam qare ato se bashku me ta
Nuk kam hezituar apo paragjykuar por kam bashkepunuar intesivisht me KM , qeverine , donator vendas e te huaj , me kedo pa asnje dallim qe kishte ne dore e mundesi financimi per realizimin e projekteve per zhvillimin e Permetit.

Qershia mbi torte e projekteve te premtuara e realizuara per mua do te mbeten ;
-Furnizimi me uje te pijshem 24 ore /24 ne qytetin Permet si dhe cdo fshat
-Ndertimi i qendres multifunksionale per femijet me aftesi te kufizuara qe do te vihet ne shfrytezim brenda vitit.
-Rikonstruksionin e hyrjes se qytetit ,lulishtes ,sheshit kryesor dhe pedonales.
-Lidhjen e kontrates me Banken Boterore per investimin madhor prej 4.5 milione dollare qe nis se shpejti per ;
Rijetezim te lagjeve te Permetit te vjeter dhe rikualifikim urban te shetitores nga policia tek salla e Kongresit e nga gjykata deri tek kinemaja ,etj
Natyrisht do te kishim dashur te benim me shume sepse nevojat e permetaret meritojne me shume por bera aq sa mund te behej ne kater vite pune intensive .

U kerkoj ndjese kujtdo qe eshte prekur apo eshte ndjere I lenduar nga veprimet apo mosreagimin tim apo nuk kam mundur ti jap zgjidhje problemit qe ka patur por ne asnje rast nuk jam nisur apo kam synuar ti bej ndokujt keq apo ti mohoj te drejten qe i takon.

Falenderoj pa mase cdo Drejtues dhe nepunes te administrates e vecanerisht cdo punonjes te sherbimeve, te ndermarrjes pastrim gjelberimit per perkushtimin e punen e palodhur te bere keto kater vite qe me paga ( ndonese u rriten ne krahasim me mandatet pararadhese ) jo aq sa meritojne per sakrificen qe bejne cdo dite .

Te nderuar miq!

Keto kohe kam lexuar ne rrjete sociale e komente te ndryshme se moskandidimi im ne 30 qershor mund konsiderohet tradheti ndaj qytetareve qe besonin tek une , ashtu sic kishte nder mbeshtetes te mi qe me keshillonin se rikandidimi si I pavarur do te ishte tradheti ndaj subjektit politik qe me ka promovuar ne politike si dhe ndaj anetareve e simpatizanteve te opozites se bashkuar .
Jo ,te nderuar miq !
Une nuk kam tradhetuar asnje .

Kam vepruar sipas bindjeve te mia dhe I kushtezuar nga situata e krijuar .
Respektova deri ne fund kontraten kater vjecare qe pata me votuesit dhe bashkeqytetaret permetare .
Deri diten e fundit kam qene normalisht ne zyre e ne pune duke kryer detyrat e funksionit te Kryetarit te Bashkise .
U tregova mirenjohes , luajal , I respektova dhe nuk e theva besimin qe me dha subjekti politik qe me kandidoi para kater viteve .

Tashme eshte realitet I gjithepranuar edhe nderkombetarisht se me 30 qershor nuk pati zgjedhje por vetem votime te qeta.
Opozita e bashkuar me vendime te organeve te saj drejtuese e bojkotoi 30 qershorin ( pavaresisht opinionit tim personal nese duhet te merrte pjese apo jo )
Une nuk mund te behesha pjese e nje farse duke i dhene legjitimitet nje procesi ku qeveria do te bente cdo gje per te garantuar fitoren e perfaqesuesit te saj. Nuk mund te sakrifikoja per nje karrige kryetari bashkie mbeshtetesit e mi duke I bere ata tabele presionesh, hakmarrje e privimesh personale apo familjare per mbeshtetjen qe ata do te me jepnin ne rast kandidimi si i pavarur.
Eshte naïvitet politik te supozohej se ne Permet do te kishte nje ishull qetesie e normaliteti zgjedhor nderkohe qe ne gjithe Shqiperine ishte nje situate e ndezuar e shumkonfliktuale politike .

Te nderuar miq!
Te dashur bashkeqytetare !

Permeti eshte vendlindja ime. Ketu eshte familja ime dhe ku kemi menduar te ndertojme te ardhmen e femijeve .
Do te jem gjithmone I gatshem per te kontribuar dhe mbeshtetur bashkeqytetaret dhe zhvillimin e Permetit.
Do te perkrah e inkurajoj pozitivisht e publikisht cdo vendimarrje te Kryetares se Bashkise ( pavaresisht legjitimitetit te emerimit ) qe i sherben te ardhmes se Permetit.
I perulem me respekt kujtdo qe me ka mbeshtetur dhe beson tek une.

Koha do ta provoje mirenjohjen time ndaj Permetit dhe bashkeqytetareve te mi.

Ju faleminderit !

Artikulli paraprakE kanë mohuar gjithmonë! Kush janë 9 VIP-at shqiptarë që s’e kemi ditur kurrë me kë ndanin shtratin
Artikulli tjetër“Mos rri me Arbanën se do të bëjë si vetja”, Xhemi e lë pa fjalë komentuesin(Foto)