I moren jeten per nje kondicioner, mashtroi per vr.asjen e Indritit, jepet masa per Lorenc Veliajn

Gjykata e Tiranës caktoi masën ‘’arr.est me b.urg’’ për 27-vjeçarin Lorenc Veliaj, shoku dhe dëshmitar i vr.asjes së punëtorit të kondicionerëve Indrit Çelaj 2 ditë më parë në vilën e familjes Kusi në rrugën ‘’Muhamet Gjollesha’’.

Advertisements

Ai akuzohet se ka bashkëpunuar me autorët e kr.imit Griseldo dhe Albano Kusi, të cilët u konfliktuan me vik.timën duke e qëll.uar me pl.umb në kokë.

Veliaj, i cili kishte njohje shoqërore me dy vëllezërit, mori përsipër autorësinë e kri.mit. Por, në mbrëmjen e së enjtes, kur u arr.estua nga policia, ai dëshmoi të gjithë ngjarjen e ndodhur duke zbuluar autorët e kri.mit.

Advertisements

Për këtë kr.im mak.abër, janë arrestuar Bujar Kusi, babai i autorëve të vr.asjes, për fshehjen e kr.imit; Ferdinand Bakallin e Luan Çakën për ‘’moskallëzim të kr.imit’’ si dhe Edmond Sulën, si bashkëpunëtor në vr.asje.

Dy ditë pas ngjarjes tron.ditëse, vëllezërit Kusi ende nuk janë kapur nga policia

Artikulli paraprak“Ku ta gjej drejtësinë te ky shtet i ndyrë!”, perlot babai i djalit që i moren jeten per nje kondicioner: I kishin marrë dokumentet, takimi i fundit kur erdhi me nusen
Artikulli tjetërE la e dashura me te cilen kishte disa vite, djali i miliarderit i jep fund jetës nga dhimbja