Fshati shqiptar me famë botërore, por ja çfare po ndodh sot me Lazaratin

Lazarati është një nga fshatrat më të njohura shqiptare në të gjithë botën. Kjo për shkak të kultivimit masiv të kan.abisit.

Advertisements

Edhe pse ka marrë famë, 2800 banorët në këto ditë më të nxehtin eks.trem po vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

Në disa lagje furnizimi me ujë bëhet vetëm 30 minuta në ditë, ndërsa në lagje të tjera banorët gjejnë zgjidhje duke mbushur ujë në qendër të fshatit në çezmën e cila është i vetmi burim për ta.

Advertisements

Banorët shprehen se ky problem vijon prej disa vitesh dhe askush nuk ka marrë masa për ta zgjidhur pavarësisht se faturat i paguajnë rregullisht.

Njëri prej tyre shprehet për OraNews:

Në shtëpi vjen një ditë po një ditë jo. Paguajmë 8 mijë lekë në muaj. Kemi kështu, një ditë po 3-4 ditë jo. Për të paguar paguajmë, kurse ujë nuk kemi. Uji është shumë i pakët”.
Problematikën e pranon edhe administratori i fshatit Lazarat, ndërsa thekson i i janë drejtuar bashkisë disa herë por që nuk kanë gjetur zgjidhje.

Artikulli paraprakShkundet Shqipëria! Lëkundje të forta termeti, ja ku ishte epiqëndra sot
Artikulli tjetërI prenë fytin dhe e hodhën në kanal, arre.stohen dy personat e kri.mit mak.abër