Me tone shumë të ashpra i është përgjigjur kryeministri Edi Rama një komentuesi në Facebook që e ka pyetur për ish-kryebashkiakun e Durresit Vangjush Dako, i cili u shpall “Non Grata” nga SHBA.
Advertisements
Në një postim të Ramës, ku ky i fundit lajmëronte se në vjeshtë do të fluturojë avioni i dytë i “Air Albania”, një ndjekës ka kërkuar një koment për Dakon.
“Per lasgushin e morem vesh qe do fluturoje, po per vangjushin ke ndonje koment qe nuk fluturon dot”, e pyet ai, por duket se kjo e ka irrituar kryeministrin.
Advertisements
“Jo kam nje koment per ty si interist qe perderisa moret nje juventin t’ju nxjerre nga bataku, qepeni gojen dhe rrini urte e thoni Grazie Juve per cdo fitore”, i është përgjigjur ashper Rama.
Kujtojmë se disa ditë më parë SHBA i ka ndaluar hyrjen Vangjush Dakos, bashkëshortes së tij Alba Dako, djalit Xhulio Dako dhe vajzës Kejsi Dako.
Ky vendim erdhi pas informacioneve se zyrtari shqiptar është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë.