Shqiptarja Dua Lipa ishte e pranishme në çdo moment të festifalit “Sunny Hill” në Kosovë, të organizuar nga babi i saj Dukagjin Lipa.
Advertisements
Ndonëse nuk u ngjit vetë në skenën e festivalit, Dua është parë gjatë gjithë kohës duke shijuar atmosferën dhe muzikën shqiptare.
Madje ajo u filmua duke kërcyer vallen e Tropojës me reperin shqiptar që jeton dhe e ushtron karrierën e tij në SHBA, Gashin.
Mirëpo një detaj na ka zhgënjyer, pasi këngëtarja shihet teksa mbështjell krahët me flamurin kombëtar të stilit kinez, pra me shqiponjën e deformuar.
Advertisements
Nuk e vëmë aspak në dyshim që Dua është krenare për origjinën, por kjo gjë nuk pritet aspak mirë nga fansat dhe ndjekësit e shumtë që ajo ka në Instagram.
Ndryshimet e flamujve