Moderatorja e njohur Bora Zemani, këtë të hënë nëpërmjet një postimi në Instastoryn e saj, bëri të ditur se një projekt i ri do të fillojë në fillim të sezonit të ri televiziv.
Advertisements
Bora nuk dha asnjë informacion në lidhje me projektin duke preferuar ta mbajë surprizë.
Mirëpo burime nga ‘Iconstyle’ kanë zbuluar se emisioni më i ri nga ajo, është një emision i lidhur me modën.
Advertisements
Emisioni do të quhet “ADC” dhe do të transmetohet në Tring. Për realizimin e tij, Bora do të bashkëpunojë me stilistin e njohur Ardi Asllani.
Ky emision do të vijë si një konkurs me 10 njerëz pjesëmarrës. Atyre do iu jepet tema e caktuar për të skicuar veshje.
Në fund fituesi do të shpërblehet me një atelie me qira dhe një vit e ka të paguar.