Mund t’ju duket e çudishme, pasi mund të jeni mësuar që ta pini kafen me sheqer, ose maksimumi shqeto, pa asnjë gjë, por ja që në kafe u hidhka edhe kripë apo përbërës të tjerë, për qëllime të veçanta.
Advertisements
Kështu, për shembull, nëse hidhni gjalpë në kafe, do të ndieni energjikë si dhe do të stimuloni metabolizmin të nisë përshpejtimin e prcesit të shkrirjes së dhjamit.
Risultati immagini per caffe
Advertisements
Kini parasysh që gjalpi nuk duhet të jetë i shkrirë kur e hidhni në kafe.
Kur është fjala për kripën, nëse e hidhni në kafe në vend të sheqerit, kafja juaj e mëngjesit do të ketë shije edhe më të mirë.
Në të vërtetë, kripa lidhet edhe me receptorët e shijes dhe bllokon ata receptorë të cilët e ndiejnë shijen e hidhur.
Kafja ka një efekt emocionues që na jep një shkundje të menjëhershme të energjisë dhe na bën edhe më rezistentë ndaj lodhjes fizike.
Pas një filxhani kafeje, mund të ndihemi plot energji dhe vigjilentë.