Këngëtari i njohur Erik Lloshi pak ditë më parë i dha fund beqarisë, duke “djegur shaminë”, në një dasmë që preferoi ta kishte larg syrit të mediave.
Advertisements
Kur ka kaluar vetëm një javë nga martesa, Eriku i ka befsuar të gjithë me një këngë surprizë duke ja dedikuar bashkëshortes së tij, Rominës.
“Pengu i dashnisë” titullohet këngë që Erik i kushton dashurisë së jetës, ku shpreh dashurinë për bashkëshorten e tij. Ai në tekst shprehet se gruaja e tij është lumturi dhe drita e syve të tij.
Advertisements
Në videoklip nuk kanë munguar momente nga dasma e çiftit, ku Eriku me Rominën kërcejnë dhe këndojnë së bashku.
Këngëtari u martua mbrëmjen e 16 gushtit, në një dasmë që nuk munguan as surprizat.