Mes të shoqëruarve, mëson Panorama, janë edhe familjarë të vik.timës dhe persona qe jane gjendur ne vendin e ngjarjes ne momentin e kri.mit si dhe disa prej shokeve qe i riu shoqerohej kohet e fundit.
Advertisements
Ata janë marrë në pyetje nese kishin dijeni te ndonje kinflikti te tij kohët e fundit, apo edhe më herët.
Por v.rasja dyshohet per aktivitetin e dro.ges ne Itali dhe hetuesit nuk shohin ndonjë shkak të mundshëm që lidhjet me vendlindjen.
Advertisements
Ishte ora rreth 12:55, kur dy persona që lëviznin me një makinë tip “Benz” e thirrën në emër Feriz Bardhin, i cili ndodhej në shtëpinë e tij në lagjen 18 të qytetit bregdetar. Muri rrethues i vilës ku banonte është mbuluar me gjelbërim dhe ai nuk ka pasur fushëpamje për të pikasur personat që e kërkonin. 40-vjeçari ka dalë menjëherë dhe në këtë moment u përball me dy persona, që nuk dolën nga makina.
Njëri prej tyre e ka pyetur: Ti je Ferizi? Dhe pasi kanë marrë përgjigje pohuese, shkrehën aut.omatikun drejt tij. Fakti që e kanë pyetur nëse ishte apo jo Ferizi, ka bërë që grupi hetimor të ngrejë dyshime se kemi të bëjmë me autorë të paguar ose sikurse emërtohen ndryshe “vr.asës me pagesë”.
Pasi kanë qëll.uar disa herë në drejtim të 40- vjecarit, ata u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke përfituar edhe nga fakti se në atë orar rrugët e qytetit bregdetar janë thuajse të boshatisura. Bardhi u transportua drejt spitalit të Durrësit, por nuk arriti t’u mbijetonte pla.gëve. Dyshohet se autorët nuk kanë dalë nga makina për t’iu shmangur kamerave të sigurisë, që mund të kishte instaluar në vilën e tij 40- vjeçari i ekz.ekutuar.