Bëri të fortin dhe u fut pa radhë, policia “turpëron” shoferin e “Benz-it” (VIDEO)
Advertisements
Policia e shtetit ka “turpëruar” një shoferi duke e detyruar që të ecte mbrapsht pasi po ecte në sens të kundërt për të shmangur trafikun.
Sigurisht që drejtuesi i mjetit ka marrë edhe gjobë për këtë veprim, e cila në këtë rast është pezullim i lejes së drejtimit nga 2 deri në 6 muaj.
Advertisements
E njejta ngjarje ishte publikuar pak dite me pare edhe nga Albeu.com pasi videoja ishte derguar ne redaksi nga lexues tanet.
VIDEO E PUBLIKUAR NGA ALBEU.COM
https://www.facebook.com/watch/?v=1493908800749505
Reagimi i policisë
“Të nderuar drejtues mjetesh,
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, për sigurinë e jetës tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Ky drejtues mjeti me një kurajo dhe prep otencë të dukshme qarkullon në sens të kundërt në rrugë.
Për sjelljen e tij telefonuan Policinë dhe dërguan njoftim edhe në aplikacionin “Komisariati Dixhital” shumë drejtues mjetesh dhe qytetarë të fyer nga veprimi i tij.
Policia Rrugore ka mbrritur menjëherë në adresën e dhënë dhe e ka detyruar drejtuesin e mjetit të qarkullojë pas, me qëllim që kolona e rregullt e mjeteve, të shikonte “trimërinë” e tij.
Si pasojë e kësaj shkeljeje merret masa administrative plotësuese e pez ullimit të lejes së drejtimit nga 2 deri në 6 muaj. Shpresojme që ky drejtues mjeti dhe “të ngjashmit” me të, të mos e bëjnë herën tjetër”
Publikimi i këtij rasti bëhet në respekt të qytetarëve që den oncuan dhe në kuadër të sensibilizimit për respektim të regullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve dhe nga këmbësorët.
Jeta është e shtrenjtë, mbroje atë, qarkullo me rrip sigurimi, vendos kaskën mbrojtëse, rripin e sigurimit dhe mos harro shpejtësinë brenda limiteve të lejuara”👮♀🚓🚔”- thuhet në deklaratën e policisë.
https://www.facebook.com/watch/?v=1493908800749505