Vr.au babë e bir, çfarë deklaroi në prokurori shoku i ngushtë i Gentian Beqirit

Dhjetë ditë pasi prokuroria e Elbasanit ka lëshuar urdhër-arrestin për Etjen Canin, ky i fundit është kapur nga agjentët e Interpol Roma, në Rimini të Italisë. Cani kishte marë dijeni për kërkimin e tij dhe kishte filluar të kryente lëvizje të çuditshme. Interpol Roma, ka marë informacion nga një shqiptar për vendodhjen e Canit dhe menjëherë ka çuar disa agjentë për arrestimin e Canit. Pritet që ai të ekstradohet në Shqipëri, ku do përballet me akuzat.

Advertisements

I riu akuzohet nga prokuroria e Elbasanit, për akuzën e “Vr.asje në rrethana cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje të ar.mëve lu.ftarake”. Sipas dosjes së prokurorisë që “Shqiptarja.com” e disponon thuhet se Etjen Cani ka qënë shok i ngushtë me vik.timën Gentian Beqiri të vrarë në 15 gusht 2012 në Elbasan. Nga dëshmitë që siguron “Shqiptarja.com” rezulton se të vetmit persona jashtë familjes që i hapej dera e apartamentit, ishte pikërisht Etjen Cani dhe Lorenc Skilja. Në mëngjesin e 15 gushtit 2012 Gentian Beqiri është qëll.uar me tre pl.umba në kokë, teksa flinte në dhomën e gjumit në apartamentin e tij.

Ndërsa babai i tij është rrahur bar.barisht me sende të forta gjuajtur me th.ika, duke ju thyer 6 brinjë, plasur hemoragjia në tru dhe në mëlçi. Momentalisht në kërkim vijon të jetë Ervis Bardhi, për të cilin ka dyshime se ndodhet në Greqi. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë është pyetur dhe i dyshuari kryesor i vr.asjes Etjen Cani, i cili ndër të tjera ka deklaruar se: “…Gentjanin e ka patur në lagje. Ata kanë patur shoqëri pasi gjyshja e tij njihej me nënën e Gentjanit.

Advertisements

Ai ka shkuar shpesh herë për ta takuar në shtëpi Gentjanin, pasi ai nuk dilte se ishte në “arrest shtëpie”. Gjatë kësaj kohe nuk vinin persona të tjerë për ta takuar Gentjanin, përveç familjarëvë të tij, pasi ai ruhej me policë. Policët rrinin në shesh pushimin e shkallëve ose poshtë tek hyrja e pallatit. Ata më njihnin dhe më linin të shkoja tek Gentjani pa problem. Në lidhje me ditën e ngjarjes ai deklaron se atë ditë ka qenë i shtrirë në divan në shtëpinë e tij, kur e ka marrë vesh nga televizori se ishte vr.arë në shtëpinë e tij Gentjan Beqiri. Ai ka shkuar menjeherë aty tek shtëpia e Gentjanit, ku ka gjetur nënën e tij Behijen dhe ka parë se Gentjanin, po e nxirnin nga shtëpia me batanije të vde.kur. Ai shpjegon se nuk ka dijeni se kush kanë qenë autorët e vr.asjes”.

Artikulli paraprak“Do krijojmë qeli miks në bur.gje që t’i shërbesh dhe aty Skënderbeut tënd”
Artikulli tjetërTragjike në Tiranë/ Një kokërr qershie i merr jetën foshnjës 16 muajsh