Gjykata Penale Tiranë shtyn procesin ndaj Izet Haxhisë dhe i dërgon ftesë familjarëve të të ndjerit, ish-deputetit Azem Hajdari të marrin pjesë në seancë në statusin e trashëgimtarit të vi.ktimës.
Advertisements
Seanca e zhvilluar një ditë më parë në Gjykatën Penale u shty ndërsa gjykata nuk u shpreh as për kërkesën e Haxhisë për tu hetuar në gjendje të lirë, duke i hequr arrestin.
Ftesa tashmë i është dërguar bashkëshortes së ish-deputetit Hajdari, gjyqtares Fatmira Hajdari, fëmijëve të tij mes të cilëve dhe deputetes Rudina Hajdari.
Advertisements
Seanca e radhës është lënë më 18 korrik ora 12 ndërsa pritet nga Gjykata përgjigja e familjarëve të ish-deputetit Hajdari nëse do të marrin pjesë në gjykim, ku do të jetë hera e parë e përballjes së tyre me personin që nga drejtësia shqiptare është i dë.nuari për vr.asjen e Azem Hajdarit.
Izet Haxhiaj e ka mohuar kryerjen e kr.imit ndërsa ka kërkuar rigjykim pasi pretendimi i tij është se dënimi nga drejtësia shqiptare ka qenë politik me prova e fakte të manipuluara.
Izet Haxhia ka qenë truprojë e Sali Berishës, deri në vitin 1998 gjatë kohës që Berisha ka mbajtur postin e Presidentit të Republikës.
Pas vr.asjes së Hajdarit, Haxhiaj u arratis për të qëndruar afro dy dekada në Turqi nga ku dhe ekstradua më 8 Maj 2018.
Pas mbërritjes në Tiranë ai kërkoi rivendosje në afat dhe rigjykim, kërkesa të cilat u pranuan dhe procesi ndaj tij është rihapur më një tjetër trupë gjykues në Dhomën Penale të kryeqytetit.
Pikërisht kjo rihapje e procesit dhe ndryshimet në kodin e procedurës penale përkatësisht neni 58 detyrojnë gjykatën që në seancën e parë ndaj të dyshuarit të njoftojnë dhe trashëgimtarët e vi.ktimës, në këtë rast familjen Hajdari.