Turp! Rudina Hajdarit i ndalohet të shkojë në Tropojë, deputetja “gozhdon” Metën: Kur të jeni para bustit të tim eti i thoni …

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka ‘gozhuar’ presidentin Ilir Meta dhe ish deputetin e PD në Tropojë, Besnik Dushaj, njëherazi edhe kreu i bashkisë Tropojë, përmes një deklarate të bërë këte mëngjes.

Advertisements

‘Zoti President dhe zoti Besnik Dushaj, kur të jeni sot para bustit të tim eti në Tropojë, duke u hequr si pro-Amerikan të thekur, mos harroni t’i thoni tim eti që fëmijët e tu nuk janë këtu se kështu urdhëroi Partia. Mua më ndaluat të vi në Tropojë, por në Kosovë jo. Rrugë të mbarë’, shkruan Hajdari.

Kjo është një deklaratë e fortë e deputetes Hajdari kundrejt presidentit dhe ish deputetit Dushaj.

Advertisements

Burime për newsbomb.al i bëjnë me dije se Besnik Dushaj, i cili është njeriu që dërgon ftesat për tu bërë pjesë e ceremonisë nuk i ka çuar një ftesë vajzës së Azem Hajdarit, personit më të rëndësishëm që duhet të jetë i pranishëm në këtë ceremoni nderuese për ‘pishtarin’ e demokracisë.

Artikulli paraprakMe pantollona të zbë.rthyer, Luana “djeg” rrjetin me foton e saj
Artikulli tjetër“Asnjë hap pas!”, Basha tjetër thirrje për shqiptarët: S’ka dhu.në, të hënën bashkë me familjet (VIDEO)