Tro.nditet Greqia! Tërmeti i fuqishëm me shkallë 5.3 ballë ka shkundur vendin këtë mengjes

Një tjetër tërmet i fuqishëm 5.3 ballë i shkallës Rihter ka tr.onditur këtë mëngjes, në orën 07:39, ishullin e Kretës.

Advertisements

Sipas Institutit Gjeodezi, epiqendra e tërmetit është 31 kilometra në juglindje të Heraklion dhe thellësia fokale në 170 kilometra.

Sipas guvernatorit rajonal të ishullit, Stavros Arnooutakis, nuk është regjistruar asnjë dëm.

Advertisements

‘Kam folur edhe me kryetarin e Komunës së Anogjisë dhe nuk ka dëmtime. Më shumë u ndje në Heraklion. Ishte e shkurtër, 5-6 sekonda. Kam bërë një seri thirrjesh telefonike. Nuk ka asnjë shqetësim apo dëmtim’, tha Stavros Arnaoutakis.

Kujtojmë, që Greqia është tro.nditur nga disa tërmete ditët e fundit, që kanë goditur Athinën, Selanikun dhe zona të tjera.

Artikulli paraprakTë shtëna me ar.më zjarri në dasmë, pla.goset djali i deputetit dhe një person tjetër(Emrat)
Artikulli tjetërRobert Budina i prerë: Rama i shpalli luftë artistëve dhe ne do të luftojmë pasi teatri është jeta jonë