Nëntë persona humbën jetën pasi një aeroplan është rrëzuar në Suedinë veriore.
Advertisements
Aeroplani u rrëzua pak pas orës 14:00 (lokale), pasi u largua nga aeroporti Umea.
Aeroplani i modelit GippsAero GA8 Airvan në kohën e aksidentit ishte duke kryer ushtrime parashutizmi, edhe u rrëzua.
Advertisements
Shkaku i rrëzimit është ende i paqartë. Mediat suedeze cituan dëshmitarët të thoshin se disa prej parashutistëve ishin parë duke u përpjekur të hidheshin para se të përplaseshin.
Një nga të mbijetuarit ka shpjeguar se “diçka ndodhi menjëherë pas ngritjes”.
Ndërkohë një tjetër dëshmitar është shprehur: “Dëgjova një tingull të pazakontë, ngrita sytë dhe pashë një aeroplan që rrotullohej si një top”, tha dëshmitari Peter Larsson, raporton BBC, transmeton Newsbomb