Sytë nga qielli në orën 22:00 sonte, hëna premton ‘spektakël’

Mbrëmjen e sotme do të ndodhë eklips i pjesshëm i hënës që do të jetë i dukshëm pothuajse në të gjithë botën. Sigurisht, nëse qielli do të jetë i kthjellët.

Advertisements

Eklipsi pritet të nisë rreth orës 10.00 të darkës ndërsa do të jetë i dukshin në pjesën më të madhe të Azisë, Afrikës si dhe në pjesën lindore të Amerikës Jugore dhe pjesën perëndimore të Australisë.

Në këtë ‘shfaqje’ në qiell, rreth 60 për qind e sipërfaqes hënore do të errësohet nga hija e Tokës ndërkohë që Dielli, Toka dhe hëna vendosen në një vijë të drejtë.

Advertisements

Kjo dukuri pritet që të tërheqë më shumë vëmendjen e të pasionuarve pas eventeve të qiellit ndërsa data përputhet me 50 vjetorin e nisjes së misionit të Apollo 11 në hënë.

Artikulli paraprak‘Kë tallni, po më fyeni’/ Sherr mes socialistëve tek Ligjet për ‘mbrojtjen civile’, Fino voton kundër dhe ikën nga salla
Artikulli tjetërI mahniti të gjithë në Botëror, futbollistja shqiptare pranë kalimit te Real Madrid