Stresi tha se do bëjnë dasmë, por Keisi bën postimin që heq çdo dyshim(Foto)

Stresi dhe Keisi vazhdojnë të jenë çifti më i komentuar në media pas lajmeve për ndarje të cilat nisën kur ata e hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami.

Advertisements

Më pas Keisi hoqi edhe mbiemrin e Stresit nga bio ndërsa reperi në një video u shfaq në shoqërinë e disa vajzave.

Së fundmi Stresi u pyet në “72 Sen” për dasmën dhe reperi la të kuptohej se është bashkë me Keisin.

Advertisements

“Domethënë, ju që jeni këtu unë ju ftoj e s’vini në dasmën time, unë s’kam për t’ju ardhur në dasmën tuaj, po doni të kuptoni vetë. Unë jam dikush që e mban fjalën Meriton. Për fjalën çfarë s’kam bërë e kam shitur edhe veten.

Unë e mbaj fjalën, dhe unë si burri-burrit, si besa e shqiptarit, si djalë i Malësisë së Gjakovës prej Tropoje, Arkimed Lushaj, ndryshe Stresi, asnjë send s’ka për të ndryshuar unë ftesën e dasmës ua kam bërë.”, tha reperi.

Ditën e djeshme Stresi ishte sërish në vëmendje të mediave pas një fotoje ku shfaqej krah një vajze. Reperi reagoi ashpër me një postim në Instagram ku shkruante: “S’guxo robi me dal foto se ta bojn dashnore direkt. Mundeni me fol per sukseset e mia e jo per fanset, turp t’ju vije portalet”.

Pas këtij postimi të Stresit, Keisi ka publikuar në Instagram një shprehje ku shkruan: “Unë nuk mbaj mëri, unë kujtoj faktet”, duke lënë të kuptohet se Stresi ka bërë diçka që e ka mërzitur.

Artikulli paraprakPërdhu.noi 18-vjeçarin me probleme mendore në Elbasan/ Bashkëshortja: Ta mbyllim si histori pasi ai mund te vr.ase …
Artikulli tjetër“Ma lej burrin për dy javë”, Roza Lati “çmendet” dhe i shkruan blogeres së njohur: Na keni çarë dërrasat, nuk jeni me as …