Rezarta Shkurta vjen gjithmonë afër ndjekësve të saj, me bisedat e sinqerta që shkëmben herë pas here. Kësaj radhe këngëtarja ka vendosur të rrëfejë gabimin më të madh që ka bërë në jetë, dhe qenka fakti që i ka hapur një profil Instagrami nënës së saj, që i kontrollon profilin çdo minut.
Advertisements
“Shënim për mamin: E di që ma kontrollon Instagramin, qetësohu nuk kam shpuar vërtetë hundën,”- shkruan Rezarta në foton e parë të publikuar, ku ka përdorur një filter që vendos pircieng në hundë.
Postimi i Rezarta Shkurtës në rrjete sociale.
Pas këtij publikimi i ka ardhur me shpejtësi mesazhi nga nëna e saj, e cila i shkruan: “S’të ka lënë mendja besoj”.
Advertisements
Rezarta Shkurta vendosi të thonte publikish se ka gabuar, që ka sjellë nënën e saj në rrjete sociale.
“Sigurisht s’do mungonte përgjigja. Gabimi më i madh që kam bërë në jetë…I kam hapur mamit Instagram. Ju që jeni ende në kohë, mos e bëni ju lutem,”- shkruan Rezarta Shkurta bashkëngjitur mesazhit të nënës së saj.