Forca të shumta policie kanë rrethuar Teatrin Kombëtar mëngjesin e sotshëm dhe po tentojnë shembjen e tij.
Advertisements
Janë artistët ata që janë mbledhur përpara kësaj godine historike dhe nuk duan të lejojnë shkatërrimin nga ana e forcave policore.
Edhe pse qytetarët dhe artistët po bëjnë të pamundurën për mbrojtjen e Teatrit, forcat policore duken shumë të vendosura për të zbatuar urdhrat e marra nga kryetari i bashkisë.
Advertisements
Mes artistëve dhe policisë ka pasur dhe përplasje civile, ndërsa regjisori Edmond Budina është tërhequr zvarrë në mënyrë që të mos futet në ambientet e brendshme të Teatrit.
Budina u shpreh se i ka të regjistruara të gjitha fytyrat që e tërhoqën zvarrë.
Ai tha për FaxNews:
Kri.minelët më morrën zvarrë, si të isha një leckë, kjo është një gjë e ndyrë.
Ne po mbrojmë kulturën dhe qytetarinë shqiptare, të vijë një polici që ska pikën e dinjitetit, nuk e di se çfarë mund të themi.
Sa të jetë jeta nuk do ta harroj, Edi Rama mbaje mend këtë që më ke bërë, ti dhe këlyshët e tu, asnjëherë nuk të kam su.lmuar direkt, po këtë që ndodhi sot nuk mund ta fal.
Nuk e kam bërë as regjisorin dhe as aktorin, i mbështetur te politika, e kemi bërë gjithçka me djersë dhe me gj.ak.”