Robert Budina i prerë: Rama i shpalli luftë artistëve dhe ne do të luftojmë pasi teatri është jeta jonë

Vijon ende të jetë temë e nxehtë çështja e Teatrit Kombëtar. Së fundmi regjisori Robert Budina i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora ka deklaruar se kryeministri i shpalli lu.ftë artistëve dhe ata do të luf.tojnë.

Advertisements

Biseda:

Meço: Pse Aleanca nuk e ka tentuar referendumin më herët?

Advertisements

Budina: Ne kemi bërë një peticion vjet para se ta çonim punën në Presidencë. Nuk u taks për referendum ishte thjeshtë për të pasur numra se sa veta e mbështesnin kauzën e teatrit dhe ishin rreth 5700 në internet dhe 780 firma që nuk donin të shembej teatri dhe restaurohej. E dimë ne që kryeministri sot na shpalli luftë dhe ne nuk do të ikim do të luftojmë. Të tërë që flasin të vijnë tek teatri dhe shpëton teatri. Të jenë figurat atje dhe të luf.tojnë, nuk ka mundësi tjetër.

Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Disa ditë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Basha ka nënshkruar me artistët një marrëveshje ku theksohet se Teatri Kombëtar do të shpallet monument kulture. Nga ana tjetër Rama dhe Veliaj shfaqen të vendosur se kjo godinë do të shembet.

Artikulli paraprakTro.nditet Greqia! Tërmeti i fuqishëm me shkallë 5.3 ballë ka shkundur vendin këtë mengjes
Artikulli tjetërOlta Gixhari publikon videon duke i shkundur të pasmet, personi që ka pranë ngel pa fjale(Video)