Çuditë me zyrtarët shqiptarë me sa duket nuk kanë të mbaruar. Këtë herë, në qendër të vëmendjes është vënë Prokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Esat Ademi.
Advertisements
Sipas një shkrimi të bërë nga Ehat Miftaraj, Ademi ka porositur vi.agra online. Ai ka kërkuar që produkti t’i dërgohet në zyrën e tij, në ambientet e Prokurorisë Themelore.
Miftaraj nuk ka nguruar të publikojë edhe komentet që Ademi ka bërë në Instagram.
Advertisements
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Miftaraj, ka uruar që të mos jetë vetë prokurori Ademi që e ka bërë këtë porosi, por dikush që mund t’ia ketë keqpërdorur profilin.
Në Facebook, Ehat Miftaraj shkruan:
Prokuroria themelore e shfrytezon vikendin per shoping.
Krejt normale, nese blen dhe produktin (doren ne zemer jo çfaredo produkti) kerkon me dergu ne adrese te shtepise.
Ama nuk eshte bre normale nese ky shoping ndodh prej prokurorit te shtetit me ble produkte te tilla me i dergu ne adrese te prokurorit te shtetit!
Po lutna qe nuk eshte facebook-u i tij ose qe ja ka keqperdor dikush facebookun e nuk eshte ky veprim i tij.