Plas sherri në PS-së, Ulsi Manja konfliktohet me Bashkim Finon: Gishtin mos ma drejto mua, s’ jam shoku jot(Video)

Në mbledhjen që u zhvillua sot në Komisionin e Ligjeve, deputeti Bashkim Fino iu drejtua Avokatit të Shtetit, Artur Metani me një pyetje përsa i përket vendimit të Gjykatës së Strasburgut mbi pallatin e familjarëve të Lulzim Bashës në Vlorë.

Advertisements

Fino kërkoi informacione mbi çështjen dhe për mënyrën se si u humb nga Avokatura e Shtetit në Strasburg.

Në përgjigje të tij, Metani iu drejtua Finos duke i thënë: “E quajtur zoti deputet”. Por kjo ka nevrikosur Bashkim Finon, i cili tha se kishte 22 vite deputet dhe se Avokati i Shtetit iu drejtua deputetëve të rinj në emër dhe me respekt, ndërkohë që atë e quajti “zoti deputet”.

Advertisements

“Për etikë, më quajnë Bashkim Fino, jam deputet i PS-së, kam 22 vite në Parlament dhe shpresoj q siç di emrin e disa deputetëve që riashtaz kanë ardhur të rinj (duke iu referuar Andi Përmetit), dhe të cilët i vlerësove të më vlerësosh dhe mua me këtë etiketë. Vetëm për çështjen që fole, nuk kam dëshirë”, tha Fino.

Ndërkohë që Avokati i Shtetit, Artur Meta ka thënë se: “Me mirë. Nuk është dhe objekt i raportimit tek e fundit”. Ndërkohë që sherri ka vijuar mes FInos dhe Ulsi Manjës.

“Ti duhet të mbash qëndrim si kryetar i Komisionit për këtë gjë”, tha Fino. Por kryetari i Komisionit të Ligjeve i është përgjigjur keq Finos; “Gishtin mos ma drejto mua se nuk jam shoku jot unë”. Panorama

Artikulli paraprakMeta tregon për mediat greke arsyen se pse Shqipëria ndodhet në këtë gjëndje dhe marrëdhëniet me Ramën
Artikulli tjetërI mori jetën kunatit dhe me pas vr.au veten, flasin të afërmit e 71-vjeçarit nga Korça