Plas gallata në rrjetet sociale, Higuain pak mbipeshë nuk e ndjek dot me vrap Ronaldon(Video)

Juventusi po vijon përgatitjet për sezonin e ri dhe pjesë e ekipit është edhe Gonzalo Higuain i rikthyer nga huazimi.

Advertisements

Sulmuesi argjentinas po stërvitet nën urdhërat e trajnerit Sarri, por e e ardhmja e tij duket e paqartë.

Gjithsesi, për të mbajtur trupin në formë ai po po ndjek me kujdes programin e trajnerit juventin.

Advertisements

Një moment interesant nga stërvitja e djeshme ka shkaktuar ilaritet në rrjetet sociale.

Gjatë një ushtrimi, lojtarët duhet të pengonin vrullin e kundërshtarit dhe më pas ta ndiqnin nga pas me vrap.

Higuain, dukshëm mbi peshë, i ra për short të ndalte hovin e Ronaldos, por duke e parë veten të pashpresë përballë portugezit, as që e mori mundimin ta ndiqte nga pas.

Pamjet po bëjnë xhiron e internetit:

Artikulli paraprakKëto janë pikat e dobëta të shenjave të horoskopit ku mund t’ju prekin të gjithë
Artikulli tjetërJanë apo nuk janë më bashkë? Anxhelina Hadërgjonaj ‘i rikthehet’ dashurisë së vjetër, në një festë me Oni Hysenbelliun(VIDEO)