Kalosh dhe Artur Kaca ishin shpallur në kërkim për një plagosje të ndodhur në prill të 2018, ku mori pjesë dhe vëllai i tyre i vogël, Rruzhdi Kaca, i arr.estuar ditën e ngjarjes. Prej atëherë, dy vëllezërit Kaca i fshiheshin Policisë lokale.
Advertisements
Madje, në fshat kishin përhapur lajmin se ndodheshin jashtë vendit. Por gjatë mesnatës së kaluar (rreth orës 23:25) u arrestuan, ndërsa ndodheshin në një banesë të fshatit të tyre Tartaj. Forcat e Policisë Dibër rrethuan shtëpinë ku ndodheshin dy vëllezërit, duke i vënë në pranga. Në momentin e arrestimit, vëllezërit Kaca nuk kanë bërë rezistencë.
Ata po festonin daljen nga bu.rgu të një miku të tyre dhe nuk e prisnin se tashmë do të ishin ata që do të hynin në bu.rg.
Advertisements
“Arr.estimi i tyre u bë, pasi më datë 06.04.2018, në bashkëpunim me njëritjetrin dhe me vëllanë tjetër, shtetasin Rr.K, (i arrestuar ditën e ngjarjes nga Policia), në fshatin Nezhaj, Dibër, kanë plagosur me armë zjarri në oborrin e banesës së tij shtetasin E.Ç, 24 vjeç, për motive hakmarrjeje”, thuhet nga Policia, ndërkohë që ndaj vëllezërve janë ngritur akuzat “Vr.asja me paramendim mbetur në tentativë”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e ar.mëve lu.ftarake”. Në prill të 2018-ës, tre vëllezërit sulmuan me ar.më familjen Çera në fshatin Tartaj.
Su.lmi i papritur dhe i armatosur shkaktoi pla.gosjen e 24-vjeçarit Erjon Çera. Br.eshëritë e auto.matikut i shkaktuan të riut pla.gë të rënda në këmbë. Ai u dërgua në spitalin e Peshkopisë dhe pas ndërhyrjes së mjekëve shpëtoi. Njëri nga agresorët u arrestua pak orë pas kr.imit të ndodhur, madje tentoi të merrte autorësinë e ngjarjes, por pas hetimeve rezultoi se edhe dy vëllezërit e tjerë, Kalosh e Artur Kaca, 36 dhe 28 vjeç, kishin lidhje me ngjarjen e rëndë. Vëllezërit Kaca pla.gosën me bre.shëri automatiku Erjon Çerën, si hakmarrje për dh.unën e ushtruar ndaj vëllait të tyre të vogël, Rruzhdiut..
Familja Kaca dhe Çera ishin përfshirë në konflikt për disa kullota në periferi të fshatit. Secila pretendonte pronësinë mbi livadhet, ndërsa banorët e tjerë shprehen se ato ishin tokë shtetërore dhe shfrytëzoheshin nga i gjithë fshati malor. Artur Kaca dhe Erjon Çera, mbrëmjen e 6 prillit 2018 kanë debatuar me tone të forta mes tyre. Mësohet se dy të rinjtë janë konfliktuar edhe fizikisht. Kaca ka pretenduar se Çera e ka goditur në befasi dhe për këtë do të hakmerrej.
Plagosën për hakmarrje 24-vjeçarin, arrestohen dy vëllezërit dibranë on Vidnews.