Pasi ka folur me lot ne sy, e ka treguar se si sot, nuk eshte terhequr zvarre as nga Policia e Ramiz Alise, regjisori Edmond Budina, ka bere thirrje te qendrojne te bashkuar rreth opozitës shqiptare, Partisë Demokratike, që iu gjend prane ne kete beteje.
Advertisements
Ja deklarata e tij
Unë nuk jam anëtar i Partisë Demokratike. Kam luftuar për këtë demokraci aq sa kam pasur mundësi, qoftë nëpërmjet veprave të mia, qoftë në Lëvizjen e vitit 90. Por sot unë mbështes me të gjitha forcat Partinë Demokratike, sepse në këtë vend ku të dh.unojnë, ku të tërheqin zvarrë, ku nuk pyesin për dinjitetin tënd, ku nuk kanë asnjë fije respekti për njeriun punëtor, njeriun kokëulur, për njeriun e ndershëm, për njeriun që ka një lloj vlere, atëhere në këtë vend çdo gjë ka marrë fund.
Advertisements
Prandaj unë ju bëj thirrje të bashkohemi, të jemi të gjithë të bashkuar, për të qendruar afër opozitës shqiptare, Partisë Demokratike, që në këtë moment të vështirë na u gjend këtu.
Edmond Budina i Aleancës për Teatrin: Është koha të bashkohemi me PD! on Vidnews.