Pamje dramatike tregojnë momentin kur rrufeja goditi një varkë me vela, ndërsa stuhitë kishin pushtuar të shtunën Massachusetts, në SHBA.
Advertisements
Videoja u regjistrua nga Harry Minucci në ‘Columbia Yacht Club’ në jug të Bostonit, ku ai tha se pa anijen e shokut të tij të goditur nga një rrufe e madhe.
Pamjet tregojnë kur anija përfshihet nga flakët dhe shkëndijat e rrufesë përhapen me shpejtësi. Pronari tha se fatmirësisht në varkë nuk kishte asnjë, kështu që nuk pati të lënduar në njerëz. Varka ishte ankoruar në marinën e klubit.
Advertisements
Dëshmitari i tronditur, e nxori kamerën kur pa rrufenë në distancë dhe nuk mund të besonte se ai e kapi këtë moment.