Nis Kuvendi me seancën urgjente, Besa Shahini me dorë te ashpër “kërc.ënon” mësuesit

Ka nisur senaca parlamentare e ditës së sotme me interpelancën uegjente të kërkuar nga deputetët e opozitës për rritjen e mesatares për pranim në universitet dhe për arsimin.

Advertisements

Në seancën e fundit parlamentare për këtë sesion, ministrja e Arsimit Besa Shahini foli për ciklësinë e arsimit dhe rritjen e notës mesatare.

Shahini deklaroi se një pjesë e mësuesve nuk kanë nivelin e duhur arsimor dhe për këtë arsye janë bërë edhe ndryshime, që të ketë një arsimin cilësor.

Advertisements

‘Të rëndësishme janë dy intervenime që bëhen. Kurrikula e teksteve shkollore dhe tjetra është te mësuesit, sa të arsimuar janë mësuesit. Tekstet janë marrë nga Oksford, Cambridge dhe disa janë rishikuar. Dua cilësi të librave për të gjithë. Nga fundi i muajit do të ketë përfunduar rishikimi i librave.

Cilësia e mësuesve është thembra e Akilit. Një pjesë e mësuesve, këtë e ka thënë edhe Lindita Nikolla nuk janë në nivelin e duhur. Në kohën kur ishte PD në pushtet punësoi mësues partiakë dhe hapi universitete kioskë. PD shkatërroi figurën e mësuesit në kohën e saj.

Problemi i mësuesve në sistem është se nuk kanë mundësi të dalin nga sistemi. Kjo është gjë e mirë që e kanë kërkuar edhe sindikatat, se nuk mund të dalësh lehtë nga sistemi duhet të bësh një shkelje të madhe’, tha Shahini, ndërkohë që theksoi se këtë vit është rritur nota mesatare nga 6 në 6.5.

‘Ne besojmë se ata që janë të dobët në shkollën e Mesme nuk kanë si të përfitojnë nga studimet Bachelor. kur vjen dikush i dobët në Universitet harxhon kohë dhe kosto për familjet dhe jo pak herë përfundojnë duke marrë një diplomë që nuk i shërben për asgjë. në kohën e PD mbi 60 % e nxënësve kanë qenë analfabetë funksional. Në vitin 2015 pas një viti e gjysmë menaxhim nga PS kjo shifër ra ndjeshëm. Ne e pamë të arsyeshme që t’i orientojmë ata më të mirët drejt formimit akademik. Qëllimi për përcaktimin e notës mesatare për pranimin në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve është mbështetje e strategjive në funksion të përmirësimit të shërbimit të arsimit të lartë dhe mbështetja e arsimit profesional. Duhet t’i jepet një fuqizim edhe arsimit profesional për të kontribuar në tregun e punës. Ligji i arsimit të Lartë të vitit 2015 i jep këshillit të ministrave tagrin për përcaktimin e një note mesatare. Do e çojmë në 8 notën mesatare për degën e Mësuesisë. Universiteti i Mjekësisë ka vendosur të shkojë përtej vendimit tonë duke vendosur edhe një notë akoma më të lartë mesatare. Kam biseduar me shumë maturantë. I kam njoftuar për vendimin që do merret. Kemi pasur edhe kritika. Miratimi ka qenë nga ata pedagogë që kërkojnë një selektim, ndërsa kritikë kanë qenë ata që mendojnë se do zvogëlohet numri i nxënësve për lëndën e tyre. Kemi rritur pak notën mesatare nga 6 në 6.5 për në universitet’, tha ministrja.

Artikulli paraprakJanë apo nuk janë më bashkë? Anxhelina Hadërgjonaj ‘i rikthehet’ dashurisë së vjetër, në një festë me Oni Hysenbelliun(VIDEO)
Artikulli tjetërMeta ironizon Ramën dhe i bën ofertën e papritur: 13 tetorin e ka parë ters në filxhan dhe …