Nga ke humbur? Punoj për Fugën tani, shaj kundërshtarët e qeverisë në “Facebook”

Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe ish-deputeti, Edi Paloka, ka treguar historinë e një mikeshës së tij gazetare, emrin e së cilës preferon të mos e bëjë publik.

Advertisements

Me anë të një postimi në “Facebook”, ish-deputeti rrëfen bisedën e shkëmbyer me të së fundmi, pasi “zhdukjes” për një kohë të gjatë të kësaj të fundit nga ekranet televizive.

Sipas Palokës, ajo i tregoi se tashmë punon për Endri Fugën në “Facebook”, për një rrogë më të lartë seç merrte kur punonte si gazetare, duke përdorur profile fallco për të sharë njerëz kundër pushtetit, e duke i bërë propagandë qeverisë në rrjetet sociale.

Advertisements

Postimi i Palokës në “Facebook”:

Sot takova rastësisht nje miken time që kisha ca kohë pa e parë dhe u ulëm për një kafe.
E pyeta ku ishte “zhdukur” sepse në fakt ishte “zhdukur” dhe nga ekranet e tv ku e shihja ndonjëherë.
U vu në siklet po ma tha: “Punoj për Fugën tani”.

Për Ramen?! – e pyeta , realisht i habitur duke ditur çfarë mendonte për të.
“Rrogë më e mirë, kisha nevojë”- mu përgjigj.

Duke e ditur që dhe ku punonte më parë kishte patur rrogë të mirë, vetëm e imagjinova (pa e pyetur) se sa më mirë duhej të paguhej tani.
Mendova që punonte në stafin e ngushtë të zyrës së shtypit , apo më mirë të propagandës, po jo.
Ishte njëra nga dhjetra profilet fallco që i bëjnë like Ramës dhe na sulmojnë n në rrjetet sociale.

“Qendrën e kemi tek Pallati i Kongreseve”- më tregoi- Jemi shumë, po paga është e mirë – më përsëriti për të justifikuar atë që bënte dhe shtoi duke qeshur:” Ty nuk të kam sharë asnjëherë…”
Ndërkohë që shqiptarët varfërohen çdo ditë e më shumë dhe familje të tëra mezi sigurojnë dhe bukën e gojës, kryebanditi i vendit paguan nga buxheti, (pra nga taksat, nga paratë që na vjel ne të gjithëve) rroga të majme për t’i bërë atij lavde dhe për të sulmuar kundërshtarët në rrjetet sociale…

Artikulli paraprakLargimi i Erion Isait krijon vend për Marina Vjollcën, por është e pabe.sueshme pse rikthimi i moderatores në ekran mund të mos ndodhë
Artikulli tjetërAksident i tme.rrshëm ne Itali, i riu shqiptar humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me pemët(FOTO)