Meta tregon se cfarë ndodhi në 2007: Rama nuk deshi të hynte në zgjedhje, ja si e binda

Presidenti Ilir Meta është duke i dhënë përgjigje pyetjes së gazetarëve në konferencë për shtyp. I pyetur nëse po sillet si kryetar i opozitës, Meta tha se nuk është kështu.

Advertisements

“Jo nuk është kështu. kjo është një krizë e shtetit të së drejtës, kryetari i shtetit është President i Republikës që ka përgjegjësi për unitetin e popullit, pluralizmin politik dhe të bëjë më të mirën të marrë cdo përgjegjësi që shqiptarët mos përplasen e vr.iten për politikë.

Opozita ka axhendë Rama ik, unë s’i kam thënë ik. Ata duan zgjedhje të përgjithshme, ne e dimë shumë mirë që ka zgjedhje lokale me gjithë opozitën, pa këtë ne nuk na celen negociatat, nuk i kam kërkuar t’i lërë karrigen Lulit, ia kam thënë dhe zotit Basha që më duket absurde që ai ve kusht të hetohen ato të Dibrës. Ky është gabim. I kam thënë Bashës dhe opozitës, mos iu shmangni institucioneve, Miloshevici i kam thënë ka ikur me vota, ata duhet të jenë të lumtur me atë që ndodhi të dielën.

Advertisements

Po të kishin ndjek që në filllim këshillat e mia që në vend të fishekzjarrëve të përdornin dajre, shumë më mirë do kishin shkuar. Unë nuk po i kërkoj Edit të lerë karrigen e tij.

Dhe mos harroni që në këtë godinë pyesni profesor Mejdanin, një tjetër socialist i shkëlqyer, unë kam ikur nga kryeministër vetëm për mos penguar integrimin europian të Shqipërisë. Pse? Pikërisht për shkak të zgjedhjeve se raporti i OSBE thoshte se socialistët nuk kanë legjimitetin për të zgjedhur presidentin me 84 vota. PE dha një mesazh të qartë ku tha se nëse socialistët zgjedhin presidentin pa opozitën, procesi i integrimit do të ngrijë”, tha Meta ndërsa kujtoi historinë e vitit 2007 kur Meta ishte kryetar i LSI dhe Rama s’donte të hynte në zgjedhje për kryetar Bashkie,, për shkak të pretendimeve për certifikatat.

“Edhe përpjekje për ndërmjetësim ka patur. Nuk i kam refuzuar unë ata përkundrazi. Jo mo jo nuk kanë hallin e Presidentit ata, ai edhe atëhere pasi i mora garancinë certifikatën më thoshte jo mo jo se nuk hyj në zgjedhje se kishte frikën e Saliut. Unë isha kryetar i LSI, i thashë te PIazza Edi leri këto tani ose hy unë për kryetar bashkie dhe ti përgatitu për kryeministër.

Aty mori zemër dhe hyri. Mua nuk më intereson në fiton Luli Edi apo kushdo tjetër por nuk dua të humbasë Shqipëria për lojëra politikanësh apo ambasadash se ne duhet të jemi shembull për Kosovën dhe vendet e tjera por po bëhem gazi i botës”, u shpreh Presidenti.

Artikulli paraprakJep dorëheqjen Meta? Ja cfarë paralajmëron në 13 tetor
Artikulli tjetër‘Më quani tradhtar po deshët’, djali i Sokol Olldashit tregon “fajtorin”se pse PD është në këtë gjëndje