“Kryeministri të lërë presionet dhe shantazhet ndaj institucioneve duke penguar zbatimin e dekretit të presidentit dhe të tjerët të bëhën gati të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të 13 tetorit”- tha Meta, duke njoftuar se ka bërë gati për ti dërguar një letër Sekretarit të OSBE , por edhe kreut të ardhshëm të OSBE.
Advertisements
“Meqenese Shqipëria përgatitet të marrë kryesimin e OSBE vitin e ardhshëm, i kërkoj për të negociuar me të dy palët për një zgjidhje të shpejtë, pasi nuk kemi kohë, jo vetëm për të parandaluar përshkallëzimin e situatës së pafavorshme për qytetarët por edhe për një vend që duhet të jetë shembull për funksionimin e institucneve demokratike”- tha ai.
Presidenti nënvizoi se “Kam insistuar për dialog të qëndrueshëm politik jo për diversion, apo demagogji, por që të rivendoset normaliteti i demokracisë në vend dhe të funksionojë kontrolli e balanca mes pushteteve dhe llogaridhënia. Kemi sot një shumicë që kontrollon gjithçka, një situatë jashtëzakonisht kaotike në gjithë drejtimet dhe kjo është përgjegjësi e palëve politike në vend, nuk shfajëson asnjë edhe opozitën, se opozita i ka pasur të gjithë mundësitë për të parandaluar me propozime me këmbë në tokë e të përgjegjshëm shumë nga marrëzitë që kanë ndodhur në drejtim të skenarit të qartë të kapjes së institucioneve në vend”- tha ai.
Advertisements