Të gjithë e njohim si moderatore, por Kiara Tito paska një rrugëtim të gjatë në televizion.
Advertisements
Pak kohë më parë Kiara tregoi se ka qenë velinë në emisionin ‘Ça thu’, që transmetohej në Agon Channel, drejtuar nga Saimir Kodra dhe Gentjan Zenelaj.
Mirëpo ditën e sotme ajo zbuloi se 6 vite më parë ka konkurruar te Miss Shqipëria, ndonëse jo shumë prej nesh e mbajnë mend.
Advertisements
Së fundmi moderatorja ka publikuar një foto të shkëputur nga sfilata në pasarelë, ku shihet me flokë të gjata të zeza dhe me veshje tradicionale.
‘Kjo foto është shkrepur në vitin 2013, atëherë kur mora pjesë në Miss Shqipëria. Një moment i paharrueshëm. Të shtunën, më 6 korrik, rikthehem aty ku nisi gjithçka, por këtë herë në mesin e anëtarëve të jurisë. U uroj shumë suksese të gjitha vajzave’, shkruan Kiara në një postim në Instastory.