Këngëtarja Era Rusi si rrallë herë ka folur për jetën e saj personale.
Advertisements
Dashur pa dashur, Era zbuloi se ish-partneri i saj e ka tradhtuar dhe këngëtarja e ka marrë vesh nëpërmjet një mesazhi në telefonin e tij.
Meqenëse telefoni i saj ishte djegur, iu desh që të përdorte atë të partnerit të saj për t’u marrë vesh me kolegët.
Advertisements
Padashur, kishte harruar makeup-et në makinë dhe i kërkon atij të zbresë dhe të shkojë t’ia marrë, duke i kërkuar edhe t’i lëri telefonin e tij.
Deklarata e këngëtares:
Në atë moment vjen një mesazh “faleminderit”. Nuk kishte asnjë pyetje, vetëm përgjigje. Kur u ngjit lart, unë nuk e ngacmova, e lashë telefonin në tavolinë dhe nuk u ndjeva fare. Kur arritëm afër vendit ja mora përsëri telefonin që të kontaktoja me miqtë dhe atëherë pashë që ai mesazh ishte fshirë. Ishin të gjitha mesazhat e tjera, por ai jo. Tani, mund të më thuash ti pse u fshi ai mesazh?”
Me këtë histori Rusi tregoi se ajo është tradhtuar nga partneri dhe kjo i ka lënë një shije të keqe.